Tag: Skenderbeu

Sot ditëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Historia si u mor peng nga Sulltan Murat dhe luftërat që bëri-Çkemi News
Albania

Sot ditëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Historia si u mor peng nga Sulltan Murat dhe luftërat që bëri-Çkemi News

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.Heroi kombëtar do të n...
50 fakte që nuk i keni ditur për Skenderbeun, ja të vërtetat rreth tij
Histori

50 fakte që nuk i keni ditur për Skenderbeun, ja të vërtetat rreth tij

Gjergj Kastriot Skenderbeu është heroi Kombëtar por roli dhe vepra e tij vlerësohet në çdo shtet evropian, deri në kontinentin amerikan.Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Ja disa fakte të Heroit Kombëtar, që mbase nuk i keni ditur më përpara.Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij. Gjergj Kastriot Skënderbeu is...
Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos
Nder Vite

Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos

Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos Pastaj ti na përbuzke fisin tonë dhe arbërorët na i quake bagëti: sipas zakonit tënd, ti flet me përbuzje, por duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë. Të parët tanë kanë qënë epirotas; nga ata ka dalë ai Pirroja me emër, sulmin, e të cilit mezi mundën ta durojnë romakët dhe i cili pushtoi me armë Taranton e shumë vënde të tjera te Italisë.S’ke se si vë përballë epirotëvet, burra kryetrima, tarantinët, këtë farë të qullosur njerëzish, të lindur vetëm pë të zënë cironka. Në thënç se Arbëria është pjesë e Maqedhonizë, atëhere të parët tanë i njeh shumë më fisnikë, sepse ata nën Aleksandrin u futën gjer në Indi, duke i nënështruar gjithë fiset, që u dilnin përpara, me lehtësinë më të madhe.Prej ...
Histori

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar dhe personaliteti më i njohur i Shqipërisë

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar dhe personaliteti më i njohur i Shqipërisë Gjergj Kastrioti, i njohur ndër shqiptarë dhe kudo në botë si, Skënderbeu, ka qenë dhe po mbetet  shqiptari më i madh, më i njohur dhe më unifikues  i të gjitha kohëve, gjatë tërë historisë sonë prej kohës së tij e deri sot. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë dhe po bëhen për t’ ia ulur vlerën, për ta deformuar kohën dhe qëndresën e tij, për ta përvetësuar nga fqinjët, për ta damkosur nga një taraf shqipshkruesish, për ta paraqitur si mbrojtës së krishterimit dhe kundërshtar të islamit, e vërteta për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun kurrë nuk mund të zhbëhet as të përvetësohet.Kthimi i tij në Krujë më 1443, nuk kishte të bënte me fenë, por me Atdheun e pushtuar, të cilit i doli zot si asku...
𝗕𝗘𝗧𝗢𝗛𝗨𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗥 𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘 ❗  Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit !
Ckemi

𝗕𝗘𝗧𝗢𝗛𝗨𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗥 𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘 ❗ Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit !

𝗕𝗘𝗧𝗢𝗛𝗨𝗡𝗜 𝗣𝗘𝗥 𝗔𝗧𝗗𝗛𝗘 ❗Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit !...Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull siç janë, thyeji ! Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por s’í theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin thuprat. ...Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një. Gjini i theu të gjitha ! ...As më i fuqishmi nga ju –, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku, - tha Gjergji ! Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni....Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat ! Betohuni !...Trimat nxorën shpatat dhe thirrën: BETOHEMI !...
Kryetrimi i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 – 1468)
Ckemi

Kryetrimi i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 – 1468)

Gjergji i dinastisë së Kastriotëve ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vjosava. Ai kishte trashëguar emrin e gjyshit, Gjergj Kastriotit.  Ishte më i riu  në mesin e katër vëllezërve e pesë motrave. Mendohet se lindi më 6 maj të viti 1405,  në Mat. U mor peng si jeniçer pas humbjes së Betejës së Gjon Kastriotit nga Sulltan Murati i Dytë. Në vitin 1421  u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder, në emër të  Lekës së Madh, Aleksandrit, për të cilin Pjetër Bogdani ka shkruar se ishte me origjinë nga Mati i Shqipërisë. Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti, kreu ...
Sulltan Mehmeti II për Gjergj Kastriotin: Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë
Albania

Sulltan Mehmeti II për Gjergj Kastriotin: Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica.Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dh...
Bëhu me mua se jam katolik i mirë’- Pëllumb Xhufi: Si e refuzoi Skënderbeu princin që i kërkoi aleancë! Ai fliste një italishte elegante –
Nder Vite

Bëhu me mua se jam katolik i mirë’- Pëllumb Xhufi: Si e refuzoi Skënderbeu princin që i kërkoi aleancë! Ai fliste një italishte elegante –

Në morinë e informacioneve që dihen për Skënderbeun, historiani Pëllumb Xhufi evidenton disa pika të rëndësishme. Ai thotë se arkivi i Venedikut ka botuar 26 vëllime dokumentesh për Skënderbun dhe ngjarjet e kohës që lidheshin me Heroin Kombëtar Në morinë e informacioneve që dihen për Skënderbeun, historiani Pëllumb Xhufi evidenton disa pika të rëndësishme. Ai thotë se arkivi i Venedikut ka botuar 26 vëllime dokumentesh për Skënderbun dhe ngjarjet e kohës që lidheshin me Heroin Kombëtar.Marrëdhëniet e mira me Papatin do t’i siguronin titullin mbret nëse nuk do të kishte ndodhur një rastësi fatkeqe. Historiani flet edhe për ndërrimin e feve që kishte bërë Skënderbeu dhe aftësitë e tij diplomatike e strategjike. Herë quhej princ e herë quhej mbret...