Tronditëse/ Ish-polici vret gruan, djalin dhe më pas veten, dyshohet se…(Emrat)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloshi të Podgoricës mbrëmjen e djeshme, ku polici në pension M.D., 52 vjeç, vrau gruan e tij V.D. dhe djalin Gj.D. dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Lexo dhe...  Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një deklaratë në Beograd, teksa ka folur për çështjet e pazgjidhura me Kosovën. Vuçiç ka paraqitur disa foto, në njërën prej të cilave ishte një bluzë me hartën e Kosovës dhe mbi të flamuri serb me mbishkrimin "nuk heqim dorë". Ai tha se nuk ka qenë kurrë në një situatë më të komplikuar dhe më të vështirë për Kosovën sesa sot. Sipas Vuçiç, ka ardhur koha për të kërkuar që shqiptarët të vijnë në vete dhe serbët të mos reagojnë ndaj provokimeve. “Unë po kërkoj gjithashtu nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme që t’i kushtojnë pak vëmendje të drejtës ndërkombëtare dhe realitetit në terren dhe të mos lejojnë të mbrojturit e tyre të shkaktojnë konflikt. Unë kërkoj dhe lutem që të ruhet paqja. Unë kam zhvilluar shumë bisedime që nga mbrëmja, veçanërisht me Lajçakun, nëse dikush mendon se 17 marsi mund të ndodhë përsëri, nuk do të ndodhë”, tha presidenti.

 

Tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate, kanë thënë për “Vijesti” Departamenti i Policisë. Ish-polici ka vrarë me armë zjarri gruan dhe djalin e tij.

Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa V.D. ishte edukatore.

 

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, njofton Drejtoria e Policisë.

Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë “gjendja e akumuluar nga gjendja shëndetësore e një familjari, djalit të cilit ai vrau”.

(Vizituar 347 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share