
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një deklaratë në Beograd, teksa ka folur për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.
Vuçiç ka paraqitur disa foto, në njërën prej të cilave ishte një bluzë me hartën e Kosovës dhe mbi të flamuri serb me mbishkrimin “nuk heqim dorë”.
Ai tha se nuk ka qenë kurrë në një situatë më të komplikuar dhe më të vështirë për Kosovën sesa sot.

Sipas Vuçiç, ka ardhur koha për të kërkuar që shqiptarët të vijnë në vete dhe serbët të mos reagojnë ndaj provokimeve.
“Unë po kërkoj gjithashtu nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme që t’i kushtojnë pak vëmendje të drejtës ndërkombëtare dhe realitetit në terren dhe të mos lejojnë të mbrojturit e tyre të shkaktojnë konflikt. Unë kërkoj dhe lutem që të ruhet paqja. Unë kam zhvilluar shumë bisedime që nga mbrëmja, veçanërisht me Lajçakun, nëse dikush mendon se 17 marsi mund të ndodhë përsëri, nuk do të ndodhë”, tha presidenti.
