
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka nisur ankesat, vetëm një javë pasi në Shqipëri ka nisur rregjistrimi i popullisë.
Në deklaratën e shpërndarë, thuhet se pjesëtarë të minoritetit grek në Shqipëri, po pengohen të deklarohen si helenë dhe ortodoksë.
Deklarata e plotë:
Ngurrimet dhe rezervat e BDMEG OMONOIA përsa i përket procesit në zhvillim të Regjistrimit të Përgjithshëm Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, në veçanti për të dhënat sensibile – fakultative sipas parashikimit formal të Ligjit – për kombësinë, besimin fetar dhe gjuhën amtare, po vërtetohen në fakt.
Në kuadrin e përgjithshëm u vu re gjatë gjithë javës fushatë e paargumentuar antihelenizmi në Mjetet e Informimit Masiv dhe veçanarisht në rrjetet e komunikimit social. Në syrin e ciklonit është Minoriteti Etnik Grek dhe objektiv konkrret minimi i procesit përmes privimit të së drejtës së vetëdeklarimit të qytetarëve. Edhe një herë në këtë fushatë u “angazhuan” formacione politike nacionaliste, ofiqarë të shtetit dhe faktorë ndikues në opinionin publik.
Duke kumtuar rreziqe imagjinare që gjoja rrjedhin nga regjistrimi zyrtar i prezencës së shtetasve me origjinë Helenike në rajone që sipas peceptimit dhe praktikës mbizotëruese nuk përfshihen në “zonat minoritare”, synojnë manipulimin e regjistruesve dhe më në përgjithësi të minojnë zhvillimin normal të procedurës. Agresivitet analog konstatohen edhe përsa i përket komunitetit Orthodhoks, Kishës së tij dhe udhëheqjes së saj shpirtërore.
Autoritetet kompetente për realizimin e Regjistrimit qëndrojnë indiferentë duke lehtësuar në këtë mënyrë nxjerrjen nga shinat të procesit sipas ambicieve të qarqeve Antihelene që orkestrojnë gjithë këtë fushatë.

Konstatohen gjithashtu edhe shkelje thelbësore përsa i përket organizimit dhe implementimit në fazën e mbledhjes së të dhënave në shumë raste, dëshmi kjo se edhe një herë tjetër besueshmëria e rezultateve është vënë në dyshim esencial.
Në gjithë gjeografinë ku për shumë arsye fokusohet kujdesi i strukturave të BDMEG OMONOIA vijnë informacione shqetësuese. Regjistruesit shpesh herë paraqiten pa pajisjen e nevojshme elektronike dhe mbledhin të dhënat me shënime shkel e shko. Në shumë raste nuk i referohen fare pjesës së Pyetësorit që lidhet me të dhënat mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Refuzojnë të marrin parasysh deklarimin e banorëve për pjesëtarët e njësisë familjare që nuk janë prezentë. Në mënyrë të përsëritur nuk u kthehen verifikimit të përgjigjeve për konfirmim para regjistrimit definitiv në platformën e Regjistrimit. Vihen re raste të përsëritura ku regjistruesit ushtrojnë presion emocional të pamotivuar tek qytetarët kur këta këmbëngulin për të regjistruar përgjigjet për origjinën e tyre Helenike dhe besimin Orthodhoks.
Për më tepër në banesa ku regjistruesit abuzivisht konsiderojnë se banorët e tyre nuk jetojnë aty nuk bëjnë aktin e njoftimit me shkrim për përsëritjen e anketimit sipas përcaktimeve të Rregullores së Regjistrimit. Për më tepër është e patolerueshme fakti se autoritetet kompetente në njësitë vendore për ndjekjen në vijim të procesit, manifestojnë indiferencë të qëllimshme ndaj ankesave të qytetarëve përsa i përket shkeljeve të rregullave të Regjistrimit.
Duke ndërmarr këtë denoncim të parë të deformimeve dhe shkeljeve serioze që konstatojmë në javën e parë, përsërisim apelin tonë Komitetit Shtetëror të Regjistrimit që pa vonesa dhe justifikime të ndërhyjë me qëllim ndryshimin e gjendjes.
Njëherësh fillojmë menjëherë vënien në dijeni për situatën të autoriteteve të BE që financon procesin dhe Komitetin e Monitorimit të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës që në mënyrë zyrtare ka nënvizuar proceduart e mëparshme me deformime dhe në dëm të personave që u përkasin minoriteteve.
