Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit

Bashkia e Delvinës do të qeveriset edhe për një tjetër mandat nga të majtët. Fitorja e thellë përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë” është celebruar fuqishëm nga të pranishmit, duke hedhur madje edhe fishekzjarrë në mes të qytetit.

Po ashtu, janë dëgjuar brohoritje e duartrokitje për fitoren e madhe të Besmir Veliut. Socialisti arriti të siguronte fitoren me 1260 vota më shumë se rivali i tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti. Ky i fundit pranoi humbjen, duke e përgëzuar Veliun dhe uruar suksese në krye të bashkisë.

 

(Vizituar 159 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share