Babi po me vret’, 62-vjeçari shqiptar në Itali masakron me thikë për vdekje gruan e tij! Arrestohet nga policia

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Babi po me vret’, 62-vjeçari shqiptar në Itali masakron me thikë për vdekje gruan e tij! Arrestohet nga policia

Zenepe dhe Xhafer Uruci

 

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Xhafer Uruçi, 62-vjeç ja vrarë me thikë gruan e tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj. Ajo ka kërkuar ndihmë nga djali të cilit i ka dërguar një mesazh zanor ‘Babai po më vret’.

Zenepe Uruci , 56 vjeçe me origjinë shqiptare, por prej shumë vitesh jetonte në Terni Itali. Burri i saj Xhafer, 62 vjeç, po ashtu shqiptar, është arrestuar nga policia. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00 të një pasdite me diell në periferi të qytetit.

 

Një sherr i furishëm, klithmat e saj të dëshpëruara, ardhja e policisë me sirena që bien dhe telefonatat e kryqëzuara me djalin e saj, i cili në fakt do të kishte dëshmuar gjithçka live, ndonëse përmes telefonit.

(Vizituar 25 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share