
Luizi i kërkon llogari Jorit: A the që je krahu im i djathtë? Pse nuk bën çfarë them unë?
Luiz Ejlli duke folur me Jorin
Luizi i ka kërkuar llogari Jorit për votimin e liderit të shtëpisë së Big Brother VIP. Modelja votoi Deamishelin por në fakt Luizi i kishte thënë të zgjidhte emrin e Fotinisë. Këngëtari e pyeste me pretendimin se Jori i kishte premtuar që do të bëhej krahu i tij i djathtë.
“A the që je krahu im i djathtë? Pse nuk votove Fotininë por Dean. Nuk u bëre krahu im i djathtë për të prerë vetullën apo për të bërë gjellë”, tha Luizi.
Teksa duket i zhgënjyer, Luizi tha se Olta dhe Dea kanë synim të nxjerrin jashtë banorët e rinj, cka bën Jorin të rrezikuar.

Sipas tij, Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.
Jori tha se ajo e mban fjalën por ia kishte premtuar Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.
(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
