
Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të ishin nesër, cilën parti do të votonin shqiptarët? Çfarë tregon sondazhi Top Channel-Angi Richerce
51.7% e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste, nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbaheshin nesër në vendin tonë, sipas sondazhit të Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.
37.4% e shqiptarëve do të votonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe 5.7% për Partinë Demokratike të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.
Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.
Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

(Vizituar 19 here, 1 vizita sot)
