
Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut.
Një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë sipër një mjeti tjetër.
Nga goditja, kanë humbur jetën dy persona. Shkatërrimi i plotë i dy mjeteve tregon përplasjen e fortë, ndërkohë që është përplasur më lehtë një makinë e tretë.
Tre persona raportohet se janë plagosur, ndërsa qarkullimi në rrugë është i bllokuar.
Sipas policisë, dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 24-vjeçarin K. R. ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
