25-vjeçari në Tiranë tentoi të djegë të dashurën e mitur prej xhelozisë, shokët e ndihmuan

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 25-vjeçar i identifikuar si Ardit Çela është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi bashkë me dy shokë të tij kanë dhunuar dhe tentuar të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.

Lexo dhe...  Plagosja e ish-Presidentit Trump, raportohet për dy të vdekur. Prokurori i zonës: Autori dhe një pjesëmarrës në takim kanë humbur jetën-Çkemi News

Ngjarja që mund të kishte pasoja të rënda ka ndodhur në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Në media bëhet e ditur se 16-vjeçarja ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën. Por një konflikt i tyre për motive xhelozie ka bërë që 25-vjeçari të marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçari D.M dhe të dhunojnë 16-vjeçaren.

 

Dy shokët e Çelës në dëshminë e tyre në polici kanë deklaruar se ata nuk kanë patur plan ta vrisnin të miturën, por vetëm ta kërcënonin.

(Vizituar 44 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share