Zbulohet arsenali me granata, mitralozë dhe municione në Tiranë: Një i moshuari arrestohet, i biri arratiset

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një arsenal i vërtetë armësh, municionesh dhe mjetesh është zbuluar pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se nga kontrolli i një banese në Kodër-Mëzes janë zbuluar dhe sekuestruar 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Por përveç këtyre në këtë banesë janë zbuluar dhe 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke

Në lidhje me këtë arsenal është arrestuar 62-vjeçari Kujtim Çaushi dhe është shpallur në kërkim djali i tij Erlind Çaushi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke. Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke. Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

(Vizituar 29 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share