13 të vdekur nga stuhitë e fuqishme në Evropë, mes viktimave edhe fëmijë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, kanë vrarë të paktën 13 persona dhe mes tyre edhe tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.

 

Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit. Në Korsikë, erërat e fuqishme shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping. Një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua e moshuar u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh. Dy persona të tjerë, një peshkatar dhe një femër, humbën jetën në det.

 

Më vonë Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili mbërriti në Korsikë për të inspektuar dëmet e stuhisë, raportoi një vdekje të gjashtë. Dhjetëra të tjerë u plagosën si në tokë ashtu edhe në det. Dëshmitarët e stuhive thanë se ato ishin krejtësisht të papritura dhe nuk u dha asnjë paralajmërim.

 

Në Austri dy vajza u vranë nga një pemë që ra pranë një liqeni në Carinthia. Më vonë, tre vdekje të tjera u raportuan nga mediat në provincën e Austrisë së Poshtme, gjithashtu si pasojë e rënies së një peme.

 

Ndërkohë në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës. Por në Italinë jugore vazhdon vala e të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë Celsius të regjistruara në Siçili.

(Vizituar 18 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share