E rëndë: Gruaja ther veten në një furrë buke në Prishtinë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Siç raporton Sinjali, brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi në furrën e bukës ‘Qerimi 1’ në rrugën ‘Ferat Dragaj’, ndodhet një person që dyshohet të jetë në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin në fjalë, e cila kishte pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë dhe i kanë ofruar asaj ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, ku sipas informacioneve të para dyshohet se 42-vjeçarja ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

(Vizituar 34 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share