Greqi/ Dënohet me burg shqiptari që ngacmoi seksualisht djalin e bashkatdhetarit, çfarë bëri kur e mori nga kopshti

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Sipas aktakuzës, që prej muajit shkurt deri në maj të vitit 2017, i akuzuari ka bërë gjeste seksuale duke e prekur të miturin mbi rroba.
Djali i cili ishte 7-vjeç në atë kohë, shkonte në një kopsht fëmijësh dhe i akuzuari, i cili njihej nga prindërit e fëmijës.

 

 

Lexo dhe...  PS PROPOZON HEQJEN PËRGJITHMONË TË PATENTËS PËR SHOFERËT E DEHUR PËRSËRITËS

 

 

Ata, për shkak se punonin deri vonë i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga kopshti dhe ta çonte në shtëpi, raportojnë mediat greke.

I akuzuari nuk u paraqit në gjykatë ashtu si edhe familja e fëmijës, ndërsa edukatorja e kopshtit dha dëshminë e saj duke thënë se fëmija nuk pranoi ta ndiqte të akuzuarin kur doli nga kopshti.

 

 

Më parë, prindërit kishin kërkuar që i akuzuari të merrte dënimin që meritonte nëse do të provohej fajësia e tij.

(Vizituar 350 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share