
Ditën e sotme, Tomorr Hima ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10-vjeçare. Mësohet se vajza e mitur ishte shoqe me vajzat e 46-vjeçarit dhe shpeshherë shkonte në shtëpinë e tyre për të luajtur bashkë pasi ishin edhe komshinj. Por 46-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur. Kjo e fundit kishte filluar të ndryshonte sjelljen dhe kjo e kishte shqetësuar babain e saj. Ky i fundit e kishte pyetur vajzën se çfarë kishte dhe sapo vajza i ka treguar ai e ka denoncuar në polici 46-vjeçarin Hima.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.

