Kush është Iljaz Çali që u vra në Tiranë, i arrestuar vite më parë për drogë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Iljaz Çali, është 35-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmshëm në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report ka publikuar foton e tij. Në vitin 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

(Vizituar 124 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share