
Dialogu i policëve me Kliti Lekën në momentin e arrestimit “…jemi Policia e Shtetit, hidhe armën, dorëzohu, mos bëj asnjë lëvizje…”. Leka i dha 2650 m2 tokë Niko Goros për ndërtimin e pallatit. Elton Qyno
“…Mos vëllai im…, mos vëllai im…”, këto janë fjalët e vetme që motra e Nikollaq Goros, Eftinia, i ka shqiptuar duke bërtitur me zë të fortë, teksa shikonte vëllanë e saj, që u qëllua me armë nga Kliti Leka. Niko Goro, kishte shkuar në supermarketin e motrës së tij për të marrë disa vezë, me qëllim çuarjen e tyre në shtëpinë ku qëndronte nëna e tyre e sëmurë. Por sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, ku 5 predha kanë kapur në trup biznesmenin. Nikollaq ose Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht në rrezen e breshërisë së automatikut, nuk kanë dalë dy punonjëset e supermarketit,të cilat fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, dy punonjëset janë futur poshtë sportelit të supermarketit. Teksa autori i krimit Kliti Leka, largohej me një automjet të marrë me qira në Tiranë, një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa herë “…e vrau, e vrau…”. Autori i krimit Kliti Leka, në ikje e sipër është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “Ish-prozhektori”.
