4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale, vrasjet e ngacmime në rrjetet sociale
Në festën ndërkombëtare të gruas nuk munguan lulet në duar dhe urimet por 365 ditët e tjera të vitit nuk janë kaq festive.
Në vetëm 2 muajt e parë të këtij viti ka pasur 890 denoncime për dhunë si edhe janë dhënë 465 urdhëra mbrojtje nga gjykata.
E njëjta panoramë ka qënë edhe vitin e kaluar ku afërsisht 4300 gra dhe vajza kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi kanë përjetuar dhunë, e cila ndonjëherë është psikologjike e të tjera herë fizike.
Vitin e kaluar ashpërsia ndaj grave dhe vazave solli edhe humbje jete. Gjatë 2023, 2 gra dhe vajza ishin viktima të krimit që kryesisht ndodhte për motive familjare.
Një element shqetësues janë edhe krimet seksuale ku viktima janë kryesisht gra dhe vajza. Gjatë këtyre muajve në vend janë ...








