Putin kërcënon: “Kemi shumë më shumë bomba bërthamore sesa SHBA dhe Evropa-Çkemi News
Po
Edhe pse Rusia ka “shumë më shumë” bomba bërthamore sesa SHBA-ja dhe Evropa, diskutimet për një luftë të mundshme bërthamore nuk janë të nevojshme, paralajmëroi të premten presidenti rus Vladimir Putin.
“Nuk ka nevojë të mendohet për këtë [luftën bërthamore]. Dhe unë do t’i kërkoja kujtdo që të mos përmendte asgjë të tillë,” tha ai në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.
Putin shtoi se forcat ruse po “rrisin efektivitetin e tyre”, rreth 27 muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Industria ruse e mbrojtjes ka rritur prodhimin e predhave me 20% dhe forcat e saj po “kapërcejnë aftësitë e armiqve tanë” kur bëhet fjalë për avionët dhe tanket, tha ai.
Putin ka bërë vazhdimisht vërejtje për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore
...








