E rëndë/ Gëlltiti tapën e shishes, vdes vogëlushja 1-vjeçare-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një vogëlushe rreth 1 vjeç e gjysmë, Elettra, ka humbur jetën tragjikisht

Mediat vendase raportojnë se ajo është mbytur pasi ka gëlltitur një tapë shisheje. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar dhe shtrimin e saj në terapi intesive në spitalin e Padovës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Lexo dhe...  Emri/ E mbështollën me letër alumini dhe e groposën, zbulohen varësit e vërtetë të 27-vjeçarit shqiptar, pjesë e bandës së drogës miliona dollarëshe

Sipas “Il Mattino di Padova”, prindërit e vogëlushes kanë bërë menjëherë manovrat e para për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, por vajza e vogël kishte gjithnjë e më shumë vështirësi që të merrte frymë.

Babai i Elettra-s më pas vendosi ta çonte vajzën e tij me makinë në spitalin aty pranë, ku mjekët tentuan që ta shpëtonin por pësoi arrest kardiak për shkak të vështirësisë për të marrë frymë.

(Vizituar 184 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share