Lajmi Fundit; “Erdhi në shtëpi i ënjtur dhe…”- I mituri u rrah brutalisht nga një grup adoleshentësh, prindërit: Nuk është në gjendje të mirë! -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 12-vjeçar është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës dhe jashtë orarit të mësimit nga një grup çunash të moshës 16-vjeçare.

 

 

 

Prindërit e 12-vjeçarit kanë denoncuar rastin në polici si dhe kanë kërkuar të merren masa, por sipas tyre ky procedim penal është pushuar nga prokuroria me motivin se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Prindërit e 12-vjeçarit kanë rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, se djali i tyre ka probleme shëndetësore nga kjo dhunë, ndërsa kur është dhunuar i mituri është filmuar nga grup i adoleshentëve dhe video është shpërndarë në Tik Tok.

Lexo dhe...  Vrasje në Durrës/ Qëllohet për vdekje 38–vjeçari në rrethana të paqarta (Emri)

Nëna e 12-vjeçarit shprehet se djali është rrahur më shumë se një herë.

Edhe babai i të miturit ka treguar se i biri kishte shkuar në shtëpi i ënjtur dhe me shenja në trup, si dhe ishte mbyllur në banjo.

Sipas tij, djali nuk kishte treguar për ngjarjen, por vajza e tij kishte parë videot në TikTok dhe u kishte treguar prindërve.

“Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta”, tha ai.

Nëna e 12-vjeçarit: Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit ;Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, i riu niset në gjendje të RËNDË drejt Tiranës! Si iu bë atentati-Çkemi News

Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë.

Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë. Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit.

Babai i 12-vjeçarit: Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi.

Lexo dhe...  Horoskopi i datës 18 shkurt 2021

Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.

(Vizituar 97 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share