Bota

Koreja e Veriut “kërcënon” SHBA: Raketa mbërrin në tokën amerikane!
Bota

Koreja e Veriut “kërcënon” SHBA: Raketa mbërrin në tokën amerikane!

Raketa balistike interkontinentale që lëshoi së fundi Koreja e Veriut, ka aftësinë të godasë tokën amerikane. Lajmin e pohoi ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, sipas të cilit raketa e testuar nga vendi komunist ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të ishullit të Hokaidos.  “Bazuar në përllogaritjes e bëra rreth trajektores që ka përshkuar raketa balistike këtë herë, ajo do të mund të kishte kapacitet udhëtimi prej 15.000 kilometrash, në varësi të peshës së kokës bërthamore që bart. Në atë rast nënkuptohet se do të mund të arrinte në SHBA”, tha Yasukazu Hamada, ministri japonez i Mbrojtjes. Sipas ministrit, Phenianit i është bërë e ditur se veprime të tilla nuk mund të tolerohen. Shtetet e Bashkuara e dënuan testimin ndërsa Koreja e Jugut urdhëro...
Në stadiumet e Botërorit të Katarit nuk do të shitet birrë.
Bota

Në stadiumet e Botërorit të Katarit nuk do të shitet birrë.

Në stadiumet e Botërorit të Katarit nuk do të shitet birrë. Ky është vendimi i FIFA dhe  qeverisë së vendit arab sipas të cilit asnjë lloj pije alkoolike nuk do të mund të shitet brenda perimetrave të të 8 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik. Ky vendim i marrë vetëm në çastet e fundit rrezikon të shkaktojë zemërim te sponsorët e në mënyrë të veçantë te kompania Budwiser me të cilën FIFA ka një marrëveshje prej 75 milionë dollarësh. Në një komunikatë për shtyp, qeveria e futbollit botëror nënvizon se pijet alkoolike do të jenë të disponueshme në fan zonë, por pasojat pritet të jenë të mëdha. Dhe kjo jo vetëm për çështjet ekonomike dhe kontraktuale, por edhe për kredibilitetin e vetë organizatorëve të eventit.   ...
Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)
Bota

Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)

Ai që njihej dikur si bebja më i shëndoshë në botë i cili u bë i famshëm pasi e kishin mësuar të tymoste më shumë se 20 cigare në ditë, tashmë nuk njihet më prej transformimit. Ardi Rizal ishte dy vjeç kur nisi të tymoste cigare në oborrin e shtëpisë së familjes së tij në Sumatra, Indonezi. Por tashmë pas shtatë vjetësh Ardi duket tërësisht ndryshe pasi ka rënë në peshë dhe ka hequr dorë nga zakonet e tij të pashëndetshme. I vogli i shëndoshë pinte më parë tre kanace qumësht të kondersuar, ndërsa tani thotë se ushqehet me peshk, fruta e perime të freskëta. Në një intervistë për CNN ai tha se tymosja e duhanit ishte zakoni më i vështirë për të hequr dorë. “Ishte shumë e vështirë të ndaloja, kur nuk pija duhan kisha gojën e hidhur dhe nuk ndjehesha mirë”. “Por...
Zelensky insiston se raketa që goditi Poloninë ishte ‘ruse’ megjithëse NATO e Polonia thonë ndryshe (fotot)
Bota

Zelensky insiston se raketa që goditi Poloninë ishte ‘ruse’ megjithëse NATO e Polonia thonë ndryshe (fotot)

Volodymyr Zelensky insistonte sot se shpërthimet fatale që vranë dy persona në lindje te Polonisë pranë kufijve me Ukrainën ishin lëshuar nga Rusia, megjithëse disa liderë botërorë thanë se origjina e tyre ishte Ukraina. Presidenti citohej nga agjencia ‘Interfax Ukraine’ të thoshte se ‘nuk ka asnjë dyshim’ se shpërthimet që vranë dy njerëz në Poloni nuk ishin shkaktuar nga një raketë ukrainase. “Nuk kam asnjë dyshim se nuk ishte raketa jonë”, tha ai, duke shtuar se konkluzionet e tij bazoheshin në informacionet e ushtrisë së Ukrainës të cilat “i besonte pa kushte”, shkruan rrjeti britanik Daily Mail. Zelensky tha gjithashtu se besonte se Ukraina duhet të ishte pranuar në vendin e shpërthimeve për të analizuar mbetjet dhe origjinën e raketës së dyshuar. “A kemi...
Raketa që goditi Poloninë nxjerr në pah mangësitë në mbrojtjen ajore të NATO-s
Bota

Raketa që goditi Poloninë nxjerr në pah mangësitë në mbrojtjen ajore të NATO-s

Polonia kishte nisur të forconte mbrojtjen e saj ajrore shumë kohë përpara se një raketë të binte brenda kufirit të saj të martën, por krijimi i një mburoje të fortë ajrore përgjatë krahut lindor të NATO-s është larg realizimit, pas dekadash neglizhence pas Luftës së Ftohtë. “Raketa që goditi Poloninë duket se është hedhur nga forcat ukrainase dhe jo nga Rusia”, tha sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Megjithatë, pavarësisht se gabime teknike mund të ndodhin në çdo konflikt, incidenti dëshmon nevojën urgjente me të cilën përballet NATO-ja për të mbyllur hendeqet në mbrojtjen e saj sepse edhe gabime si ky mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm. “Ishte vetëm një çështje kohe që të ndodhte një aksident i tillë, ” i tha agjencisë Reuters n...
Shpërthim në Stamboll/ Guvernatori: Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Shpërthim në Stamboll/ Guvernatori: Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në bulevardin Istikalal të Stambollit këtë pasdite, ku të paktën katër persona humbën jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur. Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se deri më tani ka 4 viktima dhe 38 të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës. Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.   Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.   Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i f...
Disa imazhe të pazakonta të një nëndetëseje gjermane janë publikuar së fundmi për të cilën shumë besojnë se mund të jetë ajo që ka ndihmuar Hitlerin të largohet drejt Argjetines në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Bota

Disa imazhe të pazakonta të një nëndetëseje gjermane janë publikuar së fundmi për të cilën shumë besojnë se mund të jetë ajo që ka ndihmuar Hitlerin të largohet drejt Argjetines në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Disa imazhe të pazakonta të një nëndetëseje gjermane janë publikuar së fundmi për të cilën shumë besojnë se mund të jetë ajo që ka ndihmuar Hitlerin të largohet drejt Argjetines në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët kanë zbuluar elementë që tregojnë se rrënoja 80 metra e gjatë mund të jetë një nëndetëse e vërtetë naziste, pas pamjeve ë reja të marra nga zhytësit argjentinas. Ajo është zbuluar pranë Quequén, një port pranë Argjentinës qendrore, nga grupi i zhytësve Eslabón Perdido (Hallka e humbur). Drejtuesi i tyre Abel Basti thotë se beson se kjo është nëndetësja naziste që ka sjellë Hitlerin për një “jetë të re” në Amerikën Jugore. Zyrtarisht lideri nazist kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin në 1945 teksa forcat ruse po hynin në qytetet, por ...
ME VIDEO/ Lufta bërthamore! E shkatërruar dhe në errësirë, si do ishte bota nëse do ndodhte
Bota

ME VIDEO/ Lufta bërthamore! E shkatërruar dhe në errësirë, si do ishte bota nëse do ndodhte

SHBA-Frika nga shpërthimi i një lufte bërthamore që mund të vraSë me miliona njerëz po rritet. Edhe më e madhe është frika e shkatërrimit që do të sillte kjo një luftë bërthamore.   ‘Ecoindiatimes’ shkruan se konflikti aktual midis Rusisë dhe Ukrainës ka rihapur debatin për përdorimin e armëve bërthamore, pasi ushtritë e këtyre dy kombeve u përplasën në Uzinën Bërthamore të Zaporizhias (e nëse do të kishte ndodhur një shpërthim, katastrofa do të ishte 10 herë më e madhe se Çernobili). Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan se kanë parë duke fluturuar mbi shtetin e Nebraskës “avionin e fundit të botës” të njohur të Forcave Ajrore, rezistent ndaj bombave bërthamore, pasi Vladimir Putin paralajmëroi përgatitjen e forcave bërthamore ruse. Shkatërrimi i një lufte bërthamore Arsye...