Tronditëse/ Babai vrāu tre fëmijët dhe më pas veten -Çkemi News
Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.
Sipas mediave vendase, si dhe nga provat hetimore ngrejnë dyshime se tre fëmijët, u vranë nga babai, i cili më pas vrau veten.
Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.
Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.
Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.
Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.
Policia e Surrey, ka përfunduar gjithasht...








