Tronditëse/ Babai vrāu tre fëmijët dhe më pas veten -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.

Sipas mediave vendase, si dhe nga provat hetimore ngrejnë dyshime se tre fëmijët, u vranë nga babai, i cili më pas vrau veten.

Lexo dhe...  Trump lëshon ultimatumin për Los Angelesin: Nëse shohim rrezik, do të jemi shumë të ashpër-Çkemi News

Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.

Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.

Lexo dhe...  E vranë dhe i copëtuan trupin, çifti vrasës tregon krimin makabër: Ishte shoku jonë, kokën ia premë dhe e gatuam

Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.

Policia e Surrey, ka përfunduar gjithashtu një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për shkak të kontakteve të mëparshme të policisë me personat e përfshirë.

Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: “Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

Lexo dhe...  “Babi na rreh”/ Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, 27-vjeçarja rrëfen gjithcka ne lidhje me bashkëshortit: Më përndjek dhe… –Çkemi News

“Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falenderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tone”.

Një zëdhënës i IOPC tha: “Ne jemi njoftuar nga Policia e Surrey për incidentin tragjik në Spelthorne sot”.

“Ne do të vlerësojmë një referim për të vendosur nëse kërkohet ndonjë veprim nga IOPC”.

Lexo dhe...  Tronditëse/ Ish-polici vret ish-gruan, të dashurën 17-vjeçare dhe më pas veten

Tre fëmijët ishin nën moshën 4-vjeç. Policia fillimisht konfirmoi se incidenti i tmerrshëm ishte shënuar në një “lagje të qetë, duke eliminuar dyshimet se një tjetër person mund të jetë përfshirë në ngjarjen makabre.

Nëna e djemve dhe të afërmit e tyre, aktualisht po mbështeten nga psikologët specialistë të policisë.

(Vizituar 291 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share