Bota

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News
Bota

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkon në 59 numri i vdekurve pas zjarrit në klubin e natës, 155 të plagosur,18 në gjendje kritike-Çkemi News

  Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup. Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit. Viktimat nga zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një klub nate në Koçan janë të moshës 14 deri në 25 vjeç, tha sot drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova. Autoritetet ende nuk kanë...
Kështu vdiq Maradona”, prokurori tregon në gjyq foton tronditëse-Çkemi News
Bota

Kështu vdiq Maradona”, prokurori tregon në gjyq foton tronditëse-Çkemi News

  Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së San Isidro-s duke thirrur “vrasës”, prezantimi i prokurorit Patricio Ferrari shkaktoi një tronditje të vërtetë. “Ja, kështu vdiq Maradona”, tha prokurori, duke treguar foton e kufomës jashtëzakonisht të fryrë të “El Diez”. “Kushdo nga të pandehurit që pretendon se nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte me Diegon gënjen qartë. Gjendja e tij ishte e dukshme,” shtoi prerazi hetuesi. E ndërsa prokurori vazhdonte të tregonte foton duke e mbajtur lart, vajzat e tij...
Zelensky gati të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla, por nuk planifikon të kërkojë falje për “sherrin” me Trump: Jap dorëheqjen nëse-Çkemi News
Bota

Zelensky gati të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve të rralla, por nuk planifikon të kërkojë falje për “sherrin” me Trump: Jap dorëheqjen nëse-Çkemi News

  Rruga për arritjen e një marrëveshjeje mes Kievit dhe Uashingtonit në lidhje me rezervat e rralla minerale të Ukrainës është e hapur tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por ai nuk pranoi të kërkonte falje për “sherrin” në Shtëpinë e Bardhë. “Jam i këmbyeshëm me NATO-n”, thotë ai. “Kam thënë që shkëmbehem për anëtarësim në NATO, atëherë do të thotë se e kam përmbushur misionin tim. NATO do të thotë se kam përmbushur misionin tim”, është shprehur Zelensky. “Politika jonë është të vazhdojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën, ne jemi konstruktiv”, theksoi ai, duke shtuar se marrëveshja për mineralet është gati për t’u nënshkruar nga ministri. “Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet nëse ...
Luftoi si një luan”/ Ukrainasit mbështesin Presidentin Zelenskyy pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë-Çkemi News
Bota

Luftoi si një luan”/ Ukrainasit mbështesin Presidentin Zelenskyy pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë-Çkemi News

  Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedës së tensionuar me Presidentin Donald Trump. Shkëmbimi i pazakontë në Zyrën Ovale ngriti pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy. Zyrtarë në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane. Mbështetje dhe pikëpyetje nga figurat politike Ndërsa dy dronë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten...
Përdhunime dhe trupa të ngrënë nga kafshët, emigrantët akuzojnë Arabinë Saudite për vrasje makabër: Nuk ndalonin së qëlluari-Çkemi News
Bota

Përdhunime dhe trupa të ngrënë nga kafshët, emigrantët akuzojnë Arabinë Saudite për vrasje makabër: Nuk ndalonin së qëlluari-Çkemi News

  Forcat e Arabisë Saudite akuzohen për përdorimin e forcës pa dallim kundër emigrantëve në kufijtë e tyre, me raportime për vdekje dhe raportime të shumta të grave të përdhunuara. Emigrantët etiopianë që tentuan të kalonin nga Jemeni fqinj midis 2019 dhe 2024 kanë treguar për Guardian se ndodheshin nën breshëritë automatikut dhe se kanë parë trupa të kalbur në zonën kufitare. “Unë personalisht pashë tre njerëz të vdisnin pranë meje”, tha një etiopian, i cili tentoi të kalonte natën në provincën Najran të Saudisë me dhjetëra të tjerë në vitin 2022. “Rreth meje kishte pjesë trupash të të plagosurve dhe të vdekurve.” Një tjetër emigrant foli për plagët e predhave në këmbë dhe në shpinë. Një i tretë dyshohet se ishte dëshmitar i përdhunimit të tre grave ...
Tension në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Vance fusin në mes Zelenskin: Je mosmirënjohës, po rrezikon Luftën e Tretë Botërore!-Çkemi News
Bota

Tension në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Vance fusin në mes Zelenskin: Je mosmirënjohës, po rrezikon Luftën e Tretë Botërore!-Çkemi News

  Zelenskyy takon Trump në Shtëpinë e Bardhë: Kërkon mbështetje për sigurinë e Ukrainës Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një moment kyç për vendin e tij, ku synon të sigurojë mbështetje nga SHBA për sigurinë e Ukrainës ndaj agresionit të mundshëm rus. Gjatë vizitës në Uashington, delegacioni i Zelenskyy-t pritet të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme ekonomike me Shtetet e Bashkuara, e cila do të ndihmojë në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës dhe do të forcojë lidhjet mes dy vendeve për vitet në vijim. Tension mes Zelenskyy-t dhe Trump Zelenskyy paralajmëroi Trump-in se premtimet e Vladimir Putin-it nuk janë të besueshme, duke përmendur historinë e tij me marrëv...
E rëndë! Adoleshentja hedh nga dritarja e hotelit të porsalindurin, qytetarët e gjejnë në koshin e plehrave! Ndërron jetë në spital-Çkemi News
Bota

E rëndë! Adoleshentja hedh nga dritarja e hotelit të porsalindurin, qytetarët e gjejnë në koshin e plehrave! Ndërron jetë në spital-Çkemi News

  Një adoleshente amerikane është arrestuar në Paris pasi foshnja e saj e porsalindur dyshohet se u hodh nga dritarja e një hoteli dhe vdiq, thonë prokurorët dhe mediat franceze. Gruaja e re, emri i të cilës nuk u bë i ditur, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një operacioni pas lindjes dhe më pas u vendos nën paraburgimin e policisë, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Parisit. Foshnja e saj e porsalindur “dyshohet se u hodh nga dritarja e katit të dytë të një hoteli” në lagjen e 20-të të Parisit të hënën, tha zyra e prokurorit. “I porsalinduri u dërgua në kujdesin urgjent, por nuk mbijetoi”. “Nëna, një shtetase amerikane, ishte pjesë e një grupi të rinjsh që udhëtonin në Evropë,” tha zyra e prokurorisë, duke shtuar se një hetim është h...
Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur-Çkemi News
Bota

Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur-Çkemi News

  Një sëmundje misterioze i’u ka marrë jetën më shumë se 50 njerëzve në Republikën Demokratike të Kongos vetëm disa orë pas fillimit të simptomave. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjekët në Kongo thanë se koha midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes ishte vetëm 48 orë në shumicën e rasteve. OBSH e përshkruan këtë përhapje si një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”. Zyrtarët besojnë se përhapja filloi më 21 janar dhe 419 raste janë regjistruar që nga e hëna, duke përfshirë 53 vdekje. Sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, rastet e para filluan në qytetin Boloko pasi tre fëmijë thuhet se konsumuan një lakuriq të ngordhur. Ata vdiqën 48 orë pasi shfaqën simptoma të etheve hemorragjike, gjakderdhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe simpto...