Bota

Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë
Bota

Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Stuhia Eunice ka përfshirë Evropën perëndimore me erëra të forta dhe reshje teksa Londra shpalli për herë të parë alarmin “e kuq” të motit. Në pamje shihet një vrimë gjigante e hapur në çatinë e arenës Millennium Dome në juglindje të kryeqytetit, ndërsa moti i keq ka anuluar shërbimet hekurudhore në disa zona. Një burrë humbi jetën në Irlandë i goditur nga një pemë e rrëzuar nga era, ndërsa shërbimet ajrore dhe të trageteve gjithashtu kanë pasur probleme. Paralajmërime për mot të keq u lëshuar të premten dhe në Francë, në Jug të Anglisë e në Uells.       Mediat britanike thanë se stuhia Eunice la pa energji elektrike 80,000 shtëpi e biznese në Irlandë dhe 5,000 në jugperëndim të Anglisë. Era arriti shpejtësinë deri në 196 kilometra në orë në jug të An...
Lirohet së shpejti ‘kimisti’ i kartelit Sinaloa që shkrinte në acid trupat e rivalëve, pas 10 vjet burgimi (fotot)
Bota

Lirohet së shpejti ‘kimisti’ i kartelit Sinaloa që shkrinte në acid trupat e rivalëve, pas 10 vjet burgimi (fotot)

Një nga vrasësit më famëkeqë që ka shkrirë në acid trupat e rivalëve te kartelit te droges, do të lirohet së shpejti nga burgu në Meksikë pas kryerjes së dënimit prej 10 vjetësh. Santiago Meza Lopez — i njohur ndryshe si El Pozolero (Gjellëbërësi) — ka pranuar se ka shkrirë ne acid trupat e viktimave për llogari të kartelit famëkeq te Sinaloa, për t’i bërë ata të zhdukeshin. “Gjëllëbërësi” i zhdukjes së kufomave ishte kapur fillimisht në 2009, dhe u dënua me dhjetë vjet burg në 2012, prandaj pritet të lirohet sivjet. Qindra njerëz zhduken çdo vit prej dhunës së lidhur me kartelet e drogës në Meksikë. Lopez besohet se përdorte fuçi acidi për të shkrirë qindra trupa njerëzish nën urdhrat e kartelit Sinaloa. Ai njohej që ishte aktiv në 10 vendndodhje në Tijuana, kryesisht...
Apokalips” në Europë/ Stuhitë e fuqishme vrasin katër persona
Bota

Apokalips” në Europë/ Stuhitë e fuqishme vrasin katër persona

Disa vende europiane si Anglia, Gjermania, Polonia dhe Holanda janë përfshirë nga moti ekstrem dhe me stuhi të forta. Përveç kaosit dhe shkatërrimeve të mëdha, stuhitë kanë vrarë edhe katër persona, dy në Gjermani pasi pemët ranë mbi makinat e tyre dhe dy të tjerë në Poloni ku erërat e forta rrëzuan një vinç ndërtimi. Ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar se Europa Veriore mund të goditet nga disa stuhi të tjera në ditët në vijim. Më poshtë jepet edhe një video e regjistruar në një traget në Gjermani, i cili po lundronte në lumin Elba, drejt fabrikave të Airbus në Hamburg në momentin kur u godit nga dallga e fuqishme e ujit. Pasagjerët shihen duke vrapuar të tmerruar për të shpëtuar kokën.
NASA del me komunikatë për përplasjen me Nibirun – “fundin e botës”
Bota

NASA del me komunikatë për përplasjen me Nibirun – “fundin e botës”

Disa herë brenda vitit mbështetës të teorisë për fundin e botës thonë se do të ndodhë një gjë e tillë. Parashikimet e fundit ishin se kjo do të ndodhë pikërisht, nesër “kur Toka do të goditet nga planeti Nibiru”.     Besoni ose jo, për shkak të gjithë kësaj, NASA është detyruar të dalë me një komunikatë në të cilën edhe një herë sqarohet se Nibiru nuk ekziston dhe se nuk ka rrezik për Tokën. “Një numër i madh njerëzisht parashikon se më 23 shtator do të ndodhë ndeshja e Tokës me planetin Nibiru. Ky planet nuk ekziston dhe nuk mund ta godasë Tokën. Në pyetje janë mashtrimet. Nëse do të ekzistonte një planet i tillë që do të vijë drejt Tokës, do të vërehej para më shumë se një dekade, dhe deri më tash do të ishte i dukshëm në qiell. Nuk ka fakte dhe baza shkencore për këtë po...
A jane shqiptaret ANUAKI? (Nje Studim Serioz)
Bota

A jane shqiptaret ANUAKI? (Nje Studim Serioz)

Shume studjues te huaj kane arrritur ne perfundimin se gjuha shqipe permban “çelesin” per te deshifruar shkrimet e lashta te civilizimit jo vetem SHUMER por te civilizimeve edhe me antike pertej imagjinates sone. Studjues i Etimologjise Antike Fulford sjell shembuj qe “anunaket ” qe zbriten nga Kozmosi dhe kontribuan ne civilizimin Shumer flisnin shqipen arkaike . Ai jep disa shembuj duke marre dhe nga Bibla hebraike qe shume fjale jane ne shqipen e lashte. Psh : NEFILIM – Ky emer gjendet ne Zanafilla e Bibles ku flitet per vizitore nga Kozmosi ne kohen e Noes. Ne hebraish “nefel” do te thote ” i rënë, i zbritur” pra “ata qe zbriten”.     Por Profesor Fulford ka nje tjeter opinion . Ai thote se “nefilim” vjen nga shqipja qe do te thote :” Në Fillim” pra nje grup Alienesh fil...
Sapo sjell në jetë foshnjen, nëna e re pëson atak në zemër dhe vdes në vend
Bota

Sapo sjell në jetë foshnjen, nëna e re pëson atak në zemër dhe vdes në vend

Një nënë e re vdiq tragjikisht nga një atak i papritur në zemër, pasi lindi foshnjen e saj që fatkeqësisht nuk do ta takojë kurrë. Familja e Amber Pendlebury ka publikuar një foto të fundit të mamasë së re që solli në jetë foshnjën që e quajtën Maxwell teksa ajo ishte në anestezi të përgjithshme, shkruan The Mirror. Një atak fatal në zemër ndodhi pak minuta pasi nëna e re solli në jetë djalin e saj dhe familja e saj ka marrë vendimin e guximshëm për të publikuar foton jashtëzakonisht emocionuese të mamasë në momentet e saj të fundit të jetës. Nëna e saj e shkatërruar, Vida Pendlebur Atherton, 71 vjeç, tha se e bija kishte përjetuar një "makth" pas vdekjes tragjike të vajzës së saj në fillim të shkurtit. Amber, ish-menaxhere shitjesh, ishte shumë pozitive për sht...
Ukraina me flotë modeste/ Komandanti ukrainas: Po na sulmuan, do të mbrohemi me çdo armë që kemi
Bota

Ukraina me flotë modeste/ Komandanti ukrainas: Po na sulmuan, do të mbrohemi me çdo armë që kemi

Roja bregdetare ukrainase në Detin e Azov patrullonte sot pranë ujërave të qytetit Mariupol mes tensioneve të shtuara ushtarake dhe paralajmërimeve për pushtim nga Rusia. Dikur flota e Ukrainës ishte e stacionuar në portin e Sevastopol në Krime, por ajo u zhduk kur Rusia e aneksoi gadishullin bashkë me anijet në 2014. Kapiteni i patrullës Oleksandr Surkov shikon me dyshim mitralozët e barakve të tij dhe ankohet se sa të paefektshme do të ishin ndaj luftanijeve ruse që kanë nisur manovrat në Detin e Zi. “Armët tona janë kryesisht për mbrojtjen e kufijve, jo për të bërë luftë”, thotë 32-vjeçari teksa barka hyn në portin industrial të Mariupol.       “Por nëse sulmojnë, ne do të mbrohemi me çdo armë që kemi”, thotë Surkov, duke reflektuar shqetësimet e s...
Presidenti i Ukrainës i kërkon SHBA provat që Rusia ‘sulmon të mërkurën’/ Moska akuzon Perëndimin se po provokon luftë ‘me çdo kosto’ (fotot)
Bota

Presidenti i Ukrainës i kërkon SHBA provat që Rusia ‘sulmon të mërkurën’/ Moska akuzon Perëndimin se po provokon luftë ‘me çdo kosto’ (fotot)

Mes retorikës së ashpër të konfliktit dhe provokimeve të Perëndimit dhe Rusisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar të shtunën SHBA “të shfaqë provat” që ka për pretendimet se “Rusia do të pushtojë vendin e tij të mërkurën”. Në një linjë të ngjashme me Ukrainën, edhe Moska ka vijuar sonte akuzat ndaj Perëndimit duke thënë se “po kërkojnë të provokojnë luftë me çdo kusht”, shkruan rrjeti britanik “Daily Mail”. Planet e pushtimit të supozuar, u raportuan fillimisht nga e përditshmja gjermane Der Spiegel, e cila detajonte rrugët specifike që mund të merren nga njësitë ruse, të cilat ishin analizuar nga CIA e Pentagoni, para se të prezantoheshin te presidenti Joe Biden. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbajti sot një telefonatë me homologun rus Serg...