Sapo sjell në jetë foshnjen, nëna e re pëson atak në zemër dhe vdes në vend

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një nënë e re vdiq tragjikisht nga një atak i papritur në zemër, pasi lindi foshnjen e saj që fatkeqësisht nuk do ta takojë kurrë.

Familja e Amber Pendlebury ka publikuar një foto të fundit të mamasë së re që solli në jetë foshnjën që e quajtën Maxwell teksa ajo ishte në anestezi të përgjithshme, shkruan The Mirror.

Një atak fatal në zemër ndodhi pak minuta pasi nëna e re solli në jetë djalin e saj dhe familja e saj ka marrë vendimin e guximshëm për të publikuar foton jashtëzakonisht emocionuese të mamasë në momentet e saj të fundit të jetës.

Nëna e saj e shkatërruar, Vida Pendlebur Atherton, 71 vjeç, tha se e bija kishte përjetuar një “makth” pas vdekjes tragjike të vajzës së saj në fillim të shkurtit.

Amber, ish-menaxhere shitjesh, ishte shumë pozitive për shtatzëninë e saj dhe kishte “përgatitur gjithçka” për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë.

(Vizituar 450 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share