Bota

OBSH “parashikon” të ardhmen: Do të ketë një rritje të rasteve të Covid-19, si pasojë e luftës
Bota

OBSH “parashikon” të ardhmen: Do të ketë një rritje të rasteve të Covid-19, si pasojë e luftës

Teksa Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë, udhëheqësit globalë të shëndetit paralajmërojnë se “me siguri do të ketë një rritje të rasteve të Covid-19”. “Disa nga vullnetarët tanë u infektuan me Covid, teksa ndihmonin refugjatët në kufi.”-tha Constanta Dohotaru, një aktiviste. Shkalla e vaksinimit e Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Në një konferencë shtypi, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se për shkak se pandemia po vazhdon, pushtimi i Rusisë do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit. “Fatkeqësisht, ky virus do të ketë mundësi që të përhapet më shumë.”-u shpreh Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19.  
Ministri i Jashtëm rus krahason sërish Kosovën me Ukrainën, Lavrov përmend shqiptarët
Bota

Ministri i Jashtëm rus krahason sërish Kosovën me Ukrainën, Lavrov përmend shqiptarët

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov krahasoi sërish Kosovën me Ukrainën këtë të enjte, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Ai tha se kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti, por kur bëhet fjalë për  rusët në Ukrainë, kjo nuk mund të ndodhë. “Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.       Edhe më parë Lavrov e ka krahasuar Kosovën me Ukrainën. Kujtojmë se gjatë viteve ’90 shqiptarët përjetuan vrasje, përdhunime e shfarosje nga serbët, të cilët ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por p...
Donte djalë/ Burri qëllon për vdekje me armë vajzën e tij 7-ditëshe
Bota

Donte djalë/ Burri qëllon për vdekje me armë vajzën e tij 7-ditëshe

Një burrë ka vrarë vajzën e tij 7-ditëshe, pasi donte që fëmija i tij të ishte djalë dhe jo vajzë. Sipas policisë në qytetin qendror pakistanez Myangwali dhe një të afërmi të foshnjës, foshnja e quajtur Janat u qëllua 5 herë me armë zjarri. Një oficer policie ka thënë për mediat e huaja se autori nuk është arrestuar dhe se ndodhet ende në kërkim. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se vajzat dhe gratë shpesh përballen me dhunë për një sërë arsyesh në Pakistan.  
Rusët plaçkisin, përdhunojnë, vrasin/ Ekipet e shpëtimit në Ukrainë: Po ndodh një katastrofë humanitare
Bota

Rusët plaçkisin, përdhunojnë, vrasin/ Ekipet e shpëtimit në Ukrainë: Po ndodh një katastrofë humanitare

Ekipet e shpëtimit në Ukrainë thonë se situata më e vështirë në të gjithë vendin është në rrethin Bucha të rajonit të Kievit. Situata në vendbanimet e rrethit nuk kontrollohet nga autoritetet ukrainase, dhe aty pushtuesit kanë krijuar një katastrofë humanitare. Në raportin e tyre thuhet: Nuk ka qasje në vendbanimet (Bucha, Vorzel, Irpin, Mykhailivska Rubezhivka, Gostomel, Borodyanka, Shibene, Nove Zalissya, Krasnyi Rih, Makariv, Mykolayivka, Kolonshchyna, Kopyliv, Severinivka, Berezivka, Nehervokolyetna, -Tarasovo, Mila, Gurivshchyna) në lidhje me pushtimin nga pushtuesit. Në territorin e këtyre vendbanimeve janë ngritur postblloqe ruse, po zhvillohen sulme dhe po bombardohen ndërtesat e banimit dhe infrastruktura. Sipas banorëve vendas, pushtuesit po plaçkitin, vrasin, dhunoj...
Avionët luftarakë rusë bombarduan gjatë natës qytetin ukrainas, u vranë fëmijë e civilë
Bota

Avionët luftarakë rusë bombarduan gjatë natës qytetin ukrainas, u vranë fëmijë e civilë

Dje, më 7 mars, rreth orës 23:00, pushtuesit rusë hodhën bomba ajrore në zonat e banuara të Sumy. Sulmet kanë lënë të vdekur civilë e fëmijë, ndërsa ka plagosur shumë të tjerë     Kjo u bë e ditur në Telegram nga kreu i administratës ushtarake Sumy Dmitry Zhivitsky. Sulmi në zonat e banuara të qytetit Sumy shkatërroi dhe dëmtoi shtëpi, teksa shumë njerëz u plagosën. Ekipet e shpëtimit po punojnë në terren. Sipas kreut të OVA, mes viktimave të sulmit ajror rus ka fëmijë. Zhivitsky theksoi se ushtria ruse po vret, po shkatërron, po hedh bomba mbi civilët, fëmijët po vdesin.  
Rusia: Lufta përfundon nëse Ukraina heq dorë nga tre rajone kyçe
Bota

Rusia: Lufta përfundon nëse Ukraina heq dorë nga tre rajone kyçe

Ditën e djeshme zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Rusia i ka thënë Ukrainës se do të ndalojë pushtimin e saj nëse Kievi pranon të heqë dorë nga tre rajone kyçe. Moska po kërkon nga Ukraina të ndërpresë veprimet ushtarake, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Ukraina ishte në dijeni të kërkesave. “Atyre iu tha se e gjithë kjo mund të ndalet në një moment. Ne me të vërtetë po kryejmë çmilitarizimin e Ukrainës. Ne do ta përfundojmë atë. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndërpresë veprimet e saj ushtarake. Ata duhet të ndalojnë aksionin e tyre ushtarak dhe më pas askush nuk do të qëllojë"- tha Peskov për Reuters në një intervistë tel...
Historia që fshihet pas fotos së familjes së vrarë në Irpin
Bota

Historia që fshihet pas fotos së familjes së vrarë në Irpin

Të hënën, faqja e parë e Nju Jork Times dhe shumë gazetave të tjera italiane dhe ndërkombëtare si Repubblica, La Stampa dhe El Pais publikuan një seri fotosh që tregonin një familje ukrainase të vrarë nga një predhë artilerie. Por foto-ja më e pranishme në gazeta është realizuar në Irpin, afër Kievit nga fotoreporterja e njohur amerikane Lynsey Addario. Ajo foto tregon katër persona, –  një burrë, një grua dhe dy fëmijë, të shtrirë në tokë, të cilët nuk i kanë lëshuar çantat e shpinës dhe valixhet e tyre nga dora,- nëna dhe dy fëmijët të vrarë nga një bombë ruse, burri i gjakosur, por ende gjallë dhe disa ushtarë që përpiqeshin t’i jepnin ndihmën e parë mjekësore. Ashtu si qindra refugjatë të tjerë ukrainas, katër personat e portretizuar në foto sapo ishin përpjekur të ka...
EKSPERTËT: 5 skenaret e mundshme si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

EKSPERTËT: 5 skenaret e mundshme si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

Dhjetë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, presidenti Vladimir Putin nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje. Sot në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shpalli një armëpushim për "hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha". Imazhe shqetësuese nga vendi i ngjarjes vazhdojnë të shfaqen, duke përfshirë një foto të një foshnje që shpëtohet nga skena e një sulmi brutal pranë Kievit, ndërsa fotot e tjera tregojnë një grua të tmerruar duke kaluar pranë një shtëpie të djegur pasi Irpin u godit nga forcat e Kremlinit. Forcat ushtarake ukrainase vazhdojnë të godasin pa pushim rusët nëse këta të fundit ngecin në luftime Forcat ukrainase i kanë rezistuar pushtimit rus deri më tani, duke mposhtur...