
Ditën e djeshme zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Rusia i ka thënë Ukrainës se do të ndalojë pushtimin e saj nëse Kievi pranon të heqë dorë nga tre rajone kyçe.
Moska po kërkon nga Ukraina të ndërpresë veprimet ushtarake, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Ukraina ishte në dijeni të kërkesave.
“Atyre iu tha se e gjithë kjo mund të ndalet në një moment. Ne me të vërtetë po kryejmë çmilitarizimin e Ukrainës. Ne do ta përfundojmë atë. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndërpresë veprimet e saj ushtarake. Ata duhet të ndalojnë aksionin e tyre ushtarak dhe më pas askush nuk do të qëllojë”- tha Peskov për Reuters në një intervistë telefonike.

