OBSH “parashikon” të ardhmen: Do të ketë një rritje të rasteve të Covid-19, si pasojë e luftës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Teksa Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë, udhëheqësit globalë të shëndetit paralajmërojnë se “me siguri do të ketë një rritje të rasteve të Covid-19”.

“Disa nga vullnetarët tanë u infektuan me Covid, teksa ndihmonin refugjatët në kufi.”-tha Constanta Dohotaru, një aktiviste.

Shkalla e vaksinimit e Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Në një konferencë shtypi, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se për shkak se pandemia po vazhdon, pushtimi i Rusisë do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.

“Fatkeqësisht, ky virus do të ketë mundësi që të përhapet më shumë.”-u shpreh Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19.

 

(Vizituar 41 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share