Bota

Itali/ Djali piu zbardhues rrobash, nëna hidhet nga ballkoni
Bota

Itali/ Djali piu zbardhues rrobash, nëna hidhet nga ballkoni

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francavilla Fontana, në zonën e Brindisit. Djali 6-vjeçar ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues dhe nëna në panik është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre, në katin e tretë të një pallati.   Fëmija dhe nëna 41 vjeçare, janë të shtruar në spitalin Antonio Perrino: gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa djali i saj është nën vëzhgim për djegie në gojëgojë     Fillimisht u supozua se ishte gruaja që i kishte dhënë ilaçin fëmijës. Kanë qenë disa kalimtarë që kanë thirrur për ndihmë. Nënë dhe fëmijë janë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.
Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)
Bota

Panamaja paralizohet nga disa ditë protesta dhe bllokime të rrugëve (fotot)

Demonstrata të reja dhe bllokime paqësore rrugësh vijuan sot prej disa ditësh në Panama, në protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, teksa qeveria kërkon një rrugëdalje nga kriza e paprecedentë me disa sindikata të punës. Në kryeqytet sindikata e punonjësve të ndërtimit SUNTRACS, më e madhe në vend demonstroi në disa rrugë e bulevarde, në disa vende duke bllokuar trafikun me barrikada. Në autostradën Pan-Amerikane që lidh Panamanë me Amerikën qendrore, bllokadat me kamionë vazhdonin duke ndaluar transportin për mijëra njerëz. Kriza e vendit amerikano qendror është më e rënda që prej rënies së diktaturës së Manuel Antonio Noriega në 1989, pas ndërhyrjes së SHBA.     Situata ka shkaktuar mungesa karburanti në disa zona të vendit, dhe gjithashtu mun...
Shqiptarët kapen duke çmontuar shtëpinë e barit: Njëri kishte marrë me qira ambientin, tjetri ngarkonte pajisjet
Bota

Shqiptarët kapen duke çmontuar shtëpinë e barit: Njëri kishte marrë me qira ambientin, tjetri ngarkonte pajisjet

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg pasi u kapën duke çmontuar një shtëpie bari e cila ishte në ndërtuar ambientet e një berberi. Shqiptarët Ardit Bytyci dhe Anolit Domi u arrestuan më 2 mars të këtij viti pasi policia shkoi të kontrollonte ambientet e berberhanes në Ushaw Moor. Në gjykatë u tha se Bytyci e kishte marrë me qira pronën për ta kthyer në një berberhane. Por në katin e parë, katër dhomat ishin përdorur për rritjen e kanabisit dhe në secilën prej tyre kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike të anashkaluar për të siguruar një furnizim falas me energji elektrike. Peter Sabiston, prokurori, tha se në një nga dhomat u gjet një qese me 179 sytha kanabisi, me pajisje ngrohjeje dhe ndriçimi, ventilatorë, vazo të zbrazëta, dhe thasë lëndësh ushqyese. Disa nga dho...
E FUNDIT/ Bie Facebook, Instagram dhe Messenger, përdoruesit raportojnë probleme
Bota

E FUNDIT/ Bie Facebook, Instagram dhe Messenger, përdoruesit raportojnë probleme

Facebook , Instagram dhe Messenger kanë probleme dhe shumë qytetarë nuk mund t’i aksesojnë dot. DailyMail raporton se në mbarë botën përdoruesit po ankohen për mos-aksesim. Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron ndërprerje të tilla, raportimet e problemeve filluan të shfaqen rreth orës 15:55. Përdoruesit kanë thënë se nuk mund të hyjnë në Facebook përmes aplikacionit, ndërkohë që duket se ka edhe probleme me aksesin në Facebook Messenger.     Instagram, i cili është gjithashtu në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta , duket se ka probleme gjithashtu. Nuk dihet se cili është shkaku i ndërprerjes.
12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante
Bota

12 të arrestuar për vdekjen e 8-vjeçares/ Australi, prindërit nuk i dhanë insulinën dhe e lanë të vuante

Dymbëdhjetë anëtarë të një grupi fetar janë arrestuar për vdekjen e një vajze tetë vjeçare në Australi. Elizabeth Struhs vdiq më 7 janar në një shtëpi në jug të Brisbane, pasi nuk mori insulinnë për gati një javë. Në fillim të këtij viti, prindërit e saj u akuzuan për vrasje, torturë dhe mossigurim të nevojave të jetës. Sipas BBC, policia tha se do të akuzojë 12 persona të tjerë, të moshës 19 deri në 64 vjeç për vdekjen e vajzës. Grupi ishte dijeni të përkeqësimit të gjendjes së Elizabeth, por nuk kërkoi ndihmë, tha Policia e Queensland në një deklaratë. Prindërit e saj, Jason dhe Kerrie Struhs  janë anëtarë të një grupi të vogël fetar në qytetin e Toowoomba që nuk është i lidhur me ndonjë kishë të zakonshme, sipas mediave lokale. Policia pretendon se dyshja dhe të tjerë...
Video tronditëse/ Prifti filmohet duke kryer veprime të turpshme me të miturin në mes të ditës
Bota

Video tronditëse/ Prifti filmohet duke kryer veprime të turpshme me të miturin në mes të ditës

Mediat greke kanë publikuar një video tronditëse, në të cilën një prift është kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprime të turpshme me një të ri.   Nga video shihet se i riu fillimisht kontrollon zonën përreth nëse ka apo jo njerëz të tjerë dhe më pas kthehet me dëshirë për të pranuar veprimin e turpshëm. Siç duket edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur ditën, por prifti nuk arrinë dot t’i shpëtonte kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, ndonëse u munduan të fshiheshin.
Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?
Bota

Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?

Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një libër për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës dhe titulli i parë që shihni është: “Srebrenica është gënjeshtër”. Dhe, ai nuk është i vetmi. Gjashtë ose shtatë titujt tjerë në raft janë të ngjashëm. Çfarë do të mendonit? Kaloni nga një dyqan i ndërtuar me tulla e lloç tek interneti… dhe është pothuajse e njëjta gjë. Kjo është shqetësuese, pasi njerëzit sot, kur kërkojnë informacione, rrallë marrin një libër, por hapin Google, ose YouTube, ose burime të tjera në mediet sociale. Në Bosnje, të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç mbështeten në informacionet e mbledhura në rrjetet e medieve online dhe sociale, tregon një sondazh i vitit të kaluar, i realizuar nga Mediacentar Sarajevo. Kjo e fundit është një orga...
Pamje të rënda, peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt
Bota

Pamje të rënda, peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt

Pushimet në Egjipt kanë përfunduar në tragjedi për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte. Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës. Turistja 68–vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve. Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën. Si pasojë e sulmit, turistja ndërroi jetë pak më vonë, teksa po transportohej me ambulancë në spital dhe kjo për shkak të gjakderdhjes së madhe.