Bota

Protestues opozitarë pushtojnë sërish parlamentin në zonën e fortifikuar të Bagdadit (video-fotot)
Bota

Protestues opozitarë pushtojnë sërish parlamentin në zonën e fortifikuar të Bagdadit (video-fotot)

Mbështetës të klerikut të fuqishëm iraken Moqtada Sadr depërtuan në zonën e fortifikuar “Të Gjelbër” dhe pushtuan sërish parlamentin, duke thelluar krizën politike në vend. Kjo është hera e dytë që protestuesit kanë hyrë me forcë në dhomën legjislative, disa muaj pas zgjedhjeve që nuk sollën krijimin e qeverisë. Koalicioni i Sadr rezultoi fraksioni më i madh parlamentar por nuk arriti të merrte maxhorancën dhe ngërçi politik në vend vazhdon. Mbështetësit e tij gjithashtu kundërshtojnë ashpër kandidaturën për kryeministër të ish-guvernatorit  Mohammed al-Sudani. Demonstruesit me flamurë irakenë dhe foto të klerikut opozitar qëndronin brenda parlamentit duke demonstruar, tha rrjeti francez AFP. Vërshimi i tyre erdhi pasi mijëra njerëz ishin akumuluar para urës d...
​Peshkaqenët janë më të vjetër se dinozaurët, cili është sekreti i suksesit të tyre?
Bota

​Peshkaqenët janë më të vjetër se dinozaurët, cili është sekreti i suksesit të tyre?

Peshkaqenët si grup kanë ekzistuar për të paktën 450 milionë vjet, duke mbijetuar katër nga pesë zhdukjet masive, duke përfshirë katastrofën që zhduku dinozaurët 66 milionë vjet më parë. Për kontekstin, kjo i bën peshkaqenë më të vjetër se dinozaurët, të cilët u shfaqën afërsisht 240 milionë vjet më parë, madje edhe pemët, të cilat evoluan në Tokë rreth 390 milionë vjet më parë. Pra, si kanë mbijetuar peshkaqenët, si grup, kaq gjatë? Cilat janë sekretet e suksesit të tyre? Një shpjegim mund të jetë se peshkaqenët janë të aftë të modifikojnë fiziologjinë e tyre në përgjigje të kushteve mjedisore, të tilla si zvogëlimi i madhësisë kur rriten temperaturat. Kjo aftësi i mundëson specieve që të përshtaten shpejt me ndryshimet e shpejta të zonave ekologjike, sipas Ko...
Dhëndri rrëmbehet nga ‘alienët jeshilë’ gjatë natës së beqarisë në Budapest (fotot)
Bota

Dhëndri rrëmbehet nga ‘alienët jeshilë’ gjatë natës së beqarisë në Budapest (fotot)

Një dhëndër ‘në pritje’ është zhdukur për 15 orë teksa festonte në natën e beqarisë para dasmës së tij në kryeqytetin hungarez Budapest, teksa pretendon se është rrëmbyer nga alienë të vegjël jeshilë, që më pas e lanë në një zonë pyjore. Zhdukja e pazakontë e të riut për 15 orë gjatë festës në Budapest, shkaktoi një kërkim të panikosur në të gjithë kryeqytetin, shkruan rrjeti britanik DailyStar. Matt Mavir, kreu i grupit britanik organizues të festave të beqarisë ‘Last Night of Freedom’, tha: “Ne kishim dëgjuar për episode të tilla të dyshimta në Evropën Lindore, por kjo që na ndodhi ishte e pabesueshme”. “Ky djalë kishte dalë për pak ajër gjatë festës dhe shokët e tij nisën të shqetësoheshin. Më pas disa orë kaluan dhe ai nuk mund të kontaktohej”. “Vetëm pas ...
Rritet çmimi i grurit pas sulmeve ruse me raketa në Odesa
Bota

Rritet çmimi i grurit pas sulmeve ruse me raketa në Odesa

Çmimet e grurit u rritën ndjeshëm më 25 korrik pasi raketat ruse goditën qytetin-port të Odesës gjatë fundjavës, pavarësisht pretendimeve nga Kremlini se këto sulme kishin për cak infrastrukturën ushtarake dhe nuk kanë prekur eksportet e drithërave të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 25 korrik se dy raketa të llojit Kalibr kanë goditur në afërsi të një stacioni pompimi në portin e Odesës dhe është shënjestruar vetëm infrastruktura ushtarake, “që nuk është e lidhur me marrëveshjen e eksportit të drithërave” që u arrit më 22 korrik në Stamboll nga Rusia, Ukraina, Kombet e Bashkuara dhe Turqia. “Kjo nuk mund dhe nuk duhet të prekë nisjen e dërgesave”, tha Peskov për gazetarët. Megjithatë, çmimet e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos u rrit...
Alarm në aeroport/ 18-vjeçari iu dërgon mesazhe me vdekje dhe pamje horror pasagjerëve në avion
Bota

Alarm në aeroport/ 18-vjeçari iu dërgon mesazhe me vdekje dhe pamje horror pasagjerëve në avion

Shakaja e një 18-vjeçari spanjoll ka bërë që fluturimi i Vueling VY1367 nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Alicante të Spanjës të shtyhet për dy orë. Mediat bëjnë me dije se fluturimi ishte parashikuar për në orën 18:30 por shakaja e 18-vjeçarit shkaktoi vonesa dhe panik te pasagjerët. Pak minuta para nisjes, në iPhone-ët e disa prej 147 udhëtarëve u paraqit kërkesa për të pranuar një mesazh të mbërritur përmes AirDrop. Edhe pse dërguesi ishte i panjohur, shumë prej tyre kanë pranuar foton.     Në atë moment një zhurmë filloi të përhapej midis sediljeve. Një seri pamjesh shqetësuese bardh e zi horror me kafka dhe figura makabre u shfaqën në ekranin e pasagjerëve. Pamjet shoqëroheshin me një shkrim në gjuhën zyrtare te Etiopisë – me titull "Zgjohu zgjohu zgjohu"...
Shqiptari del me thikë 20 cm rrugëve të Francës, kërcënon dy persona dhe një polic
Bota

Shqiptari del me thikë 20 cm rrugëve të Francës, kërcënon dy persona dhe një polic

Një komisar policie në Metz, Francë ka dëshmuar një përleshje midis tre personave, duke përfshirë një shqiptar me një thikë 20 cm të gjatë. Sipas mediave franceze sherri mes 3 personave ka ndodhur në Metz (Moselle) të martën më 19 korrik 2022, rreth orës 20:00. Policia ka njoftuar se një shqiptar me një thikë luftarake 20 cm të gjatë ka kërcënuar dy persona të cilët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Më pas ai ka kërcënuar edhe punonjësin e policisë i cili kishte shkuar ta arrestonte. Pas neutralizimit policia ka arritur të arrestojë tre personat e përfshirë në sherr dhe tani ata ndodhen në paraburgim.
Tragjike/ 24-vjeçaren e qëllojnë me plumb në kokë në dasmën e saj
Bota

Tragjike/ 24-vjeçaren e qëllojnë me plumb në kokë në dasmën e saj

Një nuse iraniane vdiq tragjikisht në dasmën e saj pasi u godit nga një plumb qorr gjatë një raundi të të shtënash festive me armë. Mahvash Leghaei, 24 vjeç, sapo ishte kurorëzuar në martesë kur një mysafir vendosi të shënonte rastin duke qëlluar disa të shtëna ceremoniale, një zakon i paligjshëm në Iran. Fatkeqësisht, shfaqja festive me armë zjarrit rezultoi në një përfundim të tmerrshëm. Teksa raundi i parë kaloi pa incidente, raundi i dytë thuhet se përshkoi kafkën dhe trurin e Leghaeit. Nusja më pas u fut në koma. Fatmirësisht dy të plagosurit e tjerë kanë shpëtuar me plagë të lehta.     Pas incidentit, autori i paidentifikuar, i cili thuhet se është kushëri i dhëndrit dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia menjëherë pas kës...
Me një raketë Satan-2 duhet të godasim Anglinë”, i besuari i Putin zbulon planin: Skocia e Uellsi do jenë të pavarura, dy Irlandat do të bashkohen
Bota

Me një raketë Satan-2 duhet të godasim Anglinë”, i besuari i Putin zbulon planin: Skocia e Uellsi do jenë të pavarura, dy Irlandat do të bashkohen

Vladimir Solovyov, që njihet si kryepropagandisti televiziv i Vladimir Putinit ka kërcënuar se Rusia do të shkatërrojë Anglinë me një raketë gjigante Satan-2, por do të lërë të padëmtuar Skocinë, Uellsin dhe ishullin e Irlandës. Kërcënimet e fundit të Solovyov për ditën e gjykimit erdhën ndërsa drejtuesi i emisionit ku ai ishte i ftuar tregoi se sa shumë kritika nga Boris Johnson dhe figura të tjera kryesore britanike po godasin Kremlinin. Prezantuesi i televizionit ka kërcënuar më parë se do të shkatërronte Britaninë e Madhe me një “Sarmat” hipersonik, i njohur në Perëndim si Satan-2, një raketë balistike ndërkontinentale me shpejtësi 15,880 milje për orë. Solovyov, i dekoruar nga Putin, kritikoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë shefin e Forcave të Armatosura...