Fiks Fare/ E moshuara: Bollano i Omonias do të më vjedhë pronën. Familja kërcënon gazetarët: Do t’ju thyejmë kamerën!-Çkemi News
Një e moshuar nga Himara i është drejtuar Fiks Fare se familja e Niko Bollanos, i cili mbështetet nga OMONIA në Himarë, po tenton që t’i marrë një pronë të vjehrrit të saj.
Sose Dhima thotë se kalvari ka nisur 8 vite më parë, kur i ka vdekur edhe bashkëshorti. Në momentin që Fiksi po xhironte në parcelën objekt konflikti, afrohen të afërmit e z. Niko Bollano, nusja e djalit, djali dhe gruaja e tij, dhe kërkojnë që Fiksi të largohet se “është pronë e tyre”. Madje, lajmërojnë edhe policinë, e cila pasi vjen thotë se “ata s’ndajnë prona dhe do të pezullojnë çdo punim deri sa të zgjidhet konflikti nga institucionet e tjera”.
75-vjeçarja: Bollano i OMONIA-s po më vjedh pronën!
Fiksi udhëtoi në Himarë, me kërkesë të zonjës Sose Dhima. Ajo thotë se vjehrri i saj i ka lënë një pronë...








