Albania

Si u grabitën dhe shkatërruan pasuritë e shqiptarëve?
Albania

Si u grabitën dhe shkatërruan pasuritë e shqiptarëve?

Në qershor të vitit 1991, u krijua qeveria e stabilitetit. Jo pa qëllim ajo mori këtë emër, sepse situata e vështirë mbi të giitha ekonomike, kërkonte një përgjigje të menjëhershme. Mbi këto baza nisi një rrugëtim jo i lehtë, me vendime që ende edhe sot debatohen fort mes ekspertëve të fushës. Çfarë ndodhi vërtetë me ekonominë shqiptare që në fillesë dhe si vijoi më tej në këto 32 vite? Keqshfrytëzimi i pasurive natyrore… Fabrikat, uzinat, ndërrmarjet… A kishte prej tyre që mund të mbijetonin?   Planet e nëndheshme dhe pushtimi i tregut nga produktet e huaja… Çfarë ndodhi me naftën, kromin, bakrin… Për më shumë ndiqni dokumentarin e gazetarit Marin Mema.
Tronditet Shkodra/ Shpërthime të fuqishme pranë bizneseve, njëri i përket ish kandidatit të PD për kryetar Bashkie
Albania

Tronditet Shkodra/ Shpërthime të fuqishme pranë bizneseve, njëri i përket ish kandidatit të PD për kryetar Bashkie

Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar pas mesnate në një hark kohor brenda 10 minutash në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga informacionet, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.     Më konkretisht bëhet fjalë për një qendër tregtare në pronësi të ish deputetit të PD, Xhemal Bushati ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit. Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë
Albania

Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Rritja e çmimit të naftës ka ka revoltuar shumë qytetarë ne vendin tonë të cilët prej 3 ditësh po protestojnë. Sot disa studentë të Korçës janë mbledhur dhe kanë bllokuar rrugët në shenje revolte. Rinia korçare ka bojkotuar mësimin dhe me pankarta në duar po protestojnë për uljen e çmimit të naftës
Deklarata e fortë e ish-spiunes ruse: Ukrainasit po shkatërrojnë qytetet e tyre
Albania

Deklarata e fortë e ish-spiunes ruse: Ukrainasit po shkatërrojnë qytetet e tyre

Një ish-spiune ruse e quajtur Maria Butina pretendon se Rusia nuk po bombardon civilët, pasi në një intervistë për BBC ajo u shpreh se janë ukrainasit ata që po shkatërrojnë qytetet e tyre. “Rusia nuk po bombardon civilët, trupat ushtarake ruse në fakt kanë korridore humanitare”- deklaroi ish-spiunia. Ajo theksoi se në rajonin e Donbasit janë ndihmuar njerëzit që të evakuohen. Kur BBC e pyeti nëse ajo po sugjeronte se Ukraina po bombardonte njerëzit e saj, Butina tha: “Shpresoj që jo … Shpresoj se askush në botë nuk mund të bombardojë popullsinë e vet.” E besuara e Vladimir Putinit i tha BBC-së se Volodymyr Zelensky është një nazist. Butina është dënuar në vitin 2018 si agjente e huaj në SHBA.    
Përshkallëzohet protesta, uniformat blu tentojnë të shpërndajnë turmën e mijëra qytetarëve
Albania

Përshkallëzohet protesta, uniformat blu tentojnë të shpërndajnë turmën e mijëra qytetarëve

Protesta kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë është përshkallëzuar.     Uniformat blu kanë tentuar të shpërndajnë turmën e mijëra qytetarëve të cilët protestojnë për të drejtat e tyre. Qytetarët kërkojnë ndryshimin e sistemit ekonomik, pasi sipas tyre prodhon vetëm rritje çmimesh, ndërsa kanë theksuar se taksat duhet të ulen urgjentisht.
Protesta para kryeministrisë për rritjen e çmimeve: Të bëjmë rezistencë pa ndalim, të bllokojmë çdo centimetër
Albania

Protesta para kryeministrisë për rritjen e çmimeve: Të bëjmë rezistencë pa ndalim, të bllokojmë çdo centimetër

Rritja e çmimit të naftës ka mbledhur qytetarët për të protestuar para kryeministrisë, ku kërkojnë heqjen e taksave. Mes qytetarëve ishte edhe aktori i humorit Flor Binaj, i cili mbante në dorë një pankartë me fotografinë e Bashës dhe Ramës të shoqëruar me thëniet e tyre. “Unë nuk kam humbur asnjë garë”, thotë Basha ndërsa Rama thotë: “Unë nuk kam rritur asnjë taksë”. “Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u bashkuan. Ndërsa protestojnë, liderin e kemi në Dubai. Presidenti i Ukrainës i jep njerëzve shpresë, ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha Binaj. Nga ana tjetër, pedagogu Ervin Goci kërkoi që shqiptarët të bllokojnë cdo centimetër të territorit të Shqipërisë derisa qeveria të vendosë. Ndër të tjera thotë se protesta nuk do të ndërpritet, nga dita e nesërme e në vijim ...
Protesta për naftën/ Makinat fiken në mes të rrugës në Durrës, policia nuk ndërhyn
Albania

Protesta për naftën/ Makinat fiken në mes të rrugës në Durrës, policia nuk ndërhyn

Qytetarët në Durrës kanë vijuar protestën për rritjen e çimimit të naftës, duk fikur4 makinat në mes të rrugës. Disa qytetarë kanë refuzuar të ndezin makinat, duke mbajtur peng disa prej rrugëve të qytetit. Rruga ”Aleksandër Goga” qe lidh qendrën me spitalin ende e bllokuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn për zhbllokimin e saj. I bllokuar është edhe qarkullimi përgjatë bulevardit ‘Dyrrah’ dhe rrethrrotullimi i Pallatit të Sportit. Qytetarët e tjerë kanë dalë më pankarta në duar, ku njëra prej tyre shkruan “Do donim t’i bashkoheshim protestës në Tiranë, por nuk kemi naftë”.