
Një ish-spiune ruse e quajtur Maria Butina pretendon se Rusia nuk po bombardon civilët, pasi në një intervistë për BBC ajo u shpreh se janë ukrainasit ata që po shkatërrojnë qytetet e tyre. “Rusia nuk po bombardon civilët, tr
upat ushtarake ruse në fakt kanë korridore humanitare”- deklaroi ish-spiunia. Ajo theksoi se në rajonin e Donbasit janë ndihmuar njerëzit që të evakuohen.
Kur BBC e pyeti nëse ajo po sugjeronte se Ukraina po bombardonte njerëzit e saj, Butina tha: “Shpresoj që jo … Shpresoj se askush në botë nuk mund të bombardojë popullsinë e vet.” E besuara e Vladimir Putinit i tha BBC-së se Volodymyr Zelensky është një nazist. Butina është dënuar në vitin 2018 si agjente e huaj në SHBA.
(Vizituar 118 here, 1 vizita sot)
