Tronditet Shkodra/ Shpërthime të fuqishme pranë bizneseve, njëri i përket ish kandidatit të PD për kryetar Bashkie

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar pas mesnate në një hark kohor brenda 10 minutash në qytetin e Shkodrës.

Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga informacionet, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.

 

 

Më konkretisht bëhet fjalë për një qendër tregtare në pronësi të ish deputetit të PD, Xhemal Bushati ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit.
Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.

(Vizituar 57 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share