Albania

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për situatën e tyre financiare në 12 muajt e ardhshëm
Albania

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për situatën e tyre financiare në 12 muajt e ardhshëm

Shqiptarët janë më pesimistë se kurrë për situatën e tyre të pritshme familjare gjatë 12 muajve në vijim, madje pritshmëritë janë më negative edhe se në prill 2020, kur vendi po vuante pasojat e karantinës, si rrjedhojë e masave për kufizimin e pasojave të pandemisë së Covid 19. Shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve në një kohë që të ardhurat e tyre nuk po rriten po bën që gjithnjë e më shumë familjarë të parashikojnë vështirësi me financat e tyre në të ardhmen. Në anketën e besimit konsumator për muajin mars 2022, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, balanaca e përgjigjeve ishte negative prej -12.99, niveli më negativ i regjistruar ndonjëherë, që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë publikon gjetjet e sondazhit. Ky nivel është madje më negativ se maji 2020, (prej -8...
Fqinji abuzonte me vajzën 10-vjeçare, babai i saj zbuloi çdo gjë
Albania

Fqinji abuzonte me vajzën 10-vjeçare, babai i saj zbuloi çdo gjë

Gazetari Klidjon Goxhina në një lidhje drejtpërdrejtë nga Berati tregoi për “Shqipëria Live” një ngjarje të rëndë, ku fqinji ka abuzuar me të miturën. Sipas gazetarit vajza 10-vjeçare nga Kuçova është ngacmuar seksualisht nga fqinji gjatë kohës që ajo luante me fëmijët e tij. Ka qenë babai i 10-vjeçares ai i cili ka vënë re ndryshime tek vajza duke vënë re më pas se fqinji po abuzonte me të. Babai ka bërë denoncimin në polici, ndërsa vajza është marrë në pyetje nga psikologë ku ka rrëfyer gjithçka. Autori 46-vjeçar është arrestuar, ndërsa sipas informacioneve ai ushtronte dhunë të vazhdueshme edhe tek fëmijët e tij.       Fqinjët thonë se kanë mbetur të habitur nga kjo ngjarje, pasi autori ishte një njeri familjar....
Greqi/ Dënohet me burg shqiptari që ngacmoi seksualisht djalin e bashkatdhetarit, çfarë bëri kur e mori nga kopshti
Albania

Greqi/ Dënohet me burg shqiptari që ngacmoi seksualisht djalin e bashkatdhetarit, çfarë bëri kur e mori nga kopshti

Sipas aktakuzës, që prej muajit shkurt deri në maj të vitit 2017, i akuzuari ka bërë gjeste seksuale duke e prekur të miturin mbi rroba. Djali i cili ishte 7-vjeç në atë kohë, shkonte në një kopsht fëmijësh dhe i akuzuari, i cili njihej nga prindërit e fëmijës.         Ata, për shkak se punonin deri vonë i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga kopshti dhe ta çonte në shtëpi, raportojnë mediat greke. I akuzuari nuk u paraqit në gjykatë ashtu si edhe familja e fëmijës, ndërsa edukatorja e kopshtit dha dëshminë e saj duke thënë se fëmija nuk pranoi ta ndiqte të akuzuarin kur doli nga kopshti.     Më parë, prindërit kishin kërkuar që i akuzuari të merrte dënimin që meritonte nëse do të provohej fajësia e tij....
Veprime të turpshme me 10-vjeçaren që luante me vajzat e tij, ky është 46-vjeçari i arrestuar në Kuçovë
Albania

Veprime të turpshme me 10-vjeçaren që luante me vajzat e tij, ky është 46-vjeçari i arrestuar në Kuçovë

Ditën e sotme, Tomorr Hima ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një 10-vjeçare. Mësohet se vajza e mitur ishte shoqe me vajzat e 46-vjeçarit dhe shpeshherë shkonte në shtëpinë e tyre për të luajtur bashkë pasi ishin edhe komshinj. Por 46-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur. Kjo e fundit kishte filluar të ndryshonte sjelljen dhe kjo e kishte shqetësuar babain e saj. Ky i fundit e kishte pyetur vajzën se çfarë kishte dhe sapo vajza i ka treguar ai e ka denoncuar në polici 46-vjeçarin Hima. Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase ...
Gjyshja e 9-vjeçares: Një mik i familjes abuzoi dy herë me Georginën. Çfarë u gjet në banesën e nënës ‘vrasëse’
Albania

Gjyshja e 9-vjeçares: Një mik i familjes abuzoi dy herë me Georginën. Çfarë u gjet në banesën e nënës ‘vrasëse’

Nëna e Roula Pispirigou ka treguar detaje shokuese për mbesën 9-vjeçare që dyshohet se u vra nga e ëma. Në një intervistë për Mega, Eleni Legatou tha se Georgina ishte abuzuar dy herë në vitin 2014 nga një afërm i familjes ndërsa e bija e çoi fëmijën në spital me shenja nxirje. “Roula nuk ishte e përfshirë në këtë gjë”, tha gjyshja duke thënë se është bërë denoncim për këtë çështje, por nuk kanë mësuar asnjëherë për ankesën nga burime zyrtare. Sipas saj, provat tregojnë se nuk është kryer asnjë hetim dhe se punonjësja sociale ka qenë e mendimit se asgjë nuk po ndodhte dhe gjithçka po shkonte mirë. Ndërkohë në shtëpinë e Roula janë kryer kontrolle dhe janë gjetur tetë celularë nga të cilat po merren të gjitha të dhënat. Qëllimi është të zbulohen mesazhet dhe komunikimet ...
Kush është Iljaz Çali që u vra në Tiranë, i arrestuar vite më parë për drogë
Albania

Kush është Iljaz Çali që u vra në Tiranë, i arrestuar vite më parë për drogë

Iljaz Çali, është 35-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmshëm në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës. Ai u qëllua nga një makinë në lëvizje brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report ka publikuar foton e tij. Në vitin 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.   Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e ...
Dridhet” vendi! Tërmet në Dibër
Albania

Dridhet” vendi! Tërmet në Dibër

Një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dibër. Epiqendra ka qenë në Peshkopi, ndërsa thellësia 15 km. Fatmirësisht, si pasojë e tërmetit nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz, pasi lëkundjet e tij kanë qenë të lehta.