Albania

Rama kërcënon bashkiakët/ Financat e bashkive, qeveria: Do marrim administrimin
Albania

Rama kërcënon bashkiakët/ Financat e bashkive, qeveria: Do marrim administrimin

Në takimet e shkuara  kryeministri  fokusin e kritikave e kishte tek pastrimi mjedisit dhe nevojën e mirë-administrimit të drejtorive të ujësjellësit. Kritikat dhe kërkesat ndaj tyre i vijoi edhe këtë të premte për nivelin e ulët të mbledhjes së taksave vendore.  “Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, siç bën gjithë bota, duke marrë bashkinë në administrim, siç bëhet në Itali e në Francë kur bashkitë shkojnë në kolaps”, tha Rama. Ministria e Financave Delina Ibrahimaj dha tablonë aktuale të financave të bashkive. Bashkia Këlcyrë, Vlorë, Tepelenë kanë dalë nga situata pa probleme financiare.     “Vora dhe Poliçan janë me probleme financiare. Durrës, Kukës, Himarë kanë pasur progres me f...
Në vjeshtë do të rikthehen maskat dhe distanca? DW: Vaksinat nuk mbrojnë ndaj variantit Omikron BA.5
Albania

Në vjeshtë do të rikthehen maskat dhe distanca? DW: Vaksinat nuk mbrojnë ndaj variantit Omikron BA.5

Varianti Omikron BA.5 është më i butë se paraardhësit e tij, por më ngjitës. Firmat farmaceutike po vazhdojnë kërkimet për vaksina ndaj këtij varianti, por me sa duket në vjeshtë do të rikthehen maskat. Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të shpejta. Nisur nga infektimet e reja ekspertët po paralajmërojnë për një numër potencialisht shumë të lartë infeksionesh gjatë verës, pra në atë periudhë të vitit, kur virusi në fakt nuk duhej të përhapej kaq shpejt. Në Gjermani numri i të infektuarve dyfishohet çdo javë, kurse në Portugali gjendja është edhe më dramatike. Aty është rritur sërish si numri i pacientëve të shtruar në spital me korona ashtu edhe i të vdekurve prej sëria. Vaksinat jo të efektshme     Vaksinat e deritanishme duket se nuk...
TMERR/ Nëna shqiptare, e varur nga droga, vret fëmijën 2 vjeç, plagos edhe binjakun tjetër
Albania

TMERR/ Nëna shqiptare, e varur nga droga, vret fëmijën 2 vjeç, plagos edhe binjakun tjetër

Një nënë shqiptare në Spanjë, është arrestuar nga policia, pasi ka vrarë fëmijën e saj 2 vjeç dhe ka plagosur binjakun tjetër. Sipas mediave në Spanjë, shqiptarja ka qenë e varur nga droga dhe pr këtë arsye kishte humbur kujdestarinë e binjakëve. Në fillim, nëna pretendoi se djali i saj kishte goditur kokën aksidentalisht në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se kishte disa fraktura. Në spital është dërguar edhe djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës. Nga analizat mjekësore të kryera rezultoi se ai kishte disa mavijosje. Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja, pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Gruaja shqiptare është 32-vjeç, ndërsa ende nuk ka informacion për babain e dy fëmijëve....
Humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë, Aleksandër Sadikaj akuzohej për vrasje dhe vjedhje
Albania

Humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë, Aleksandër Sadikaj akuzohej për vrasje dhe vjedhje

Një atentat tragjik është organizuar ndaj një 27-vjeçari ditën e sotme teksa po lëvizte me makinë. Mësohet se makinës së 27-vjeçarit i është vënë bombë me telekomandë, e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes. 27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë pas një atentati. Sadikaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ai ishte një person me precedent të theksuar penal. I lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, Sadikaj ka qenë i përfshirë në disa krime në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve në disa qytete të vendit, megjithatë aktualisht nuk ishte në kërkim. Të gjitha precedentët e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj “Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vj...
Kërkoi lirimin nga burgu se i rrezikohej jeta, refuzohet kërkesa e ish-ministrit Tahiri
Albania

Kërkoi lirimin nga burgu se i rrezikohej jeta, refuzohet kërkesa e ish-ministrit Tahiri

Gjykata e lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi lirimin nga burgu për shkak se I rrezikohej jeta. Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO. Ministër i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.       Në shtator 2019, T...
Puna e sheikut s’është e lehtë”, Enca flet pas skandalit të Dubai Porta Potty
Albania

Puna e sheikut s’është e lehtë”, Enca flet pas skandalit të Dubai Porta Potty

Jeton prej kohësh në Dubai dhe sigurisht që është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar Portta Potty, por këngëtarja Enca Haxhia ka bërë të ditur njëherë e mirë mbrëmjen e sotme në “Top Channel”, se në Dubai mund të bëhet dhe një jetë e thjeshtë dhe e ndershme. Këngëtarja tha se këto gjëra mund të ndodhin edhe në Shqipëri e në vende të tjera, nuk është nevoja të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk është e lehtë që të gjesh një sheik atje. “Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon.       Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të sh...
Do të bëj atë që nuk ta pjell mendja’, gruaja rreh edhe ofendon rende burrin nga xhelozia (Video)
Albania

Do të bëj atë që nuk ta pjell mendja’, gruaja rreh edhe ofendon rende burrin nga xhelozia (Video)

Mbrëmjen e djeshme te “Piranjat” u trajtua histôria e Brendônit nga Saranda. Ai tregôi se dhunôhej vazhdimisht nga ish-bashkëjetuesja. “Me grushta më ka gjuajtur, mustaqet m’i ka shkulur”, u shpreh ai për “Piranjat”.     Dyshja kishin kaluar 6 vite bashkë, pôr biznesi që kishin vendôsur të hapnin kishte krijuar kônflikte mes tyre. “Ti je pa tpe. Je maskara dhe i degjeneruar. Hajde me mua se dô të q rôbt. Dô të bëj atë që nuk të pjell mendja. Mbaje mend”, dëgjôhej t’i thôshte gruaja gjatë një kamere të fshehtë.     Kônfliktet mes tyre kishin bërë që një grua tjetër të futej në zemrën e Brendônit, duke nxitur xhelôzinë e bashkëjetueses. Ajô pranôi për “Piranjat” se i gjithë inati i saj vinte nga xhelôzia e madhe pasi vazhdônte ta dônte Brendônin. Ledjôna: Pas g...
17-vjeçarja iku nga “kthetrat e babait monstër” jashtë Shqipërisë: Na zhvishte lakuriq mua dhe motrën e vogël
Albania

17-vjeçarja iku nga “kthetrat e babait monstër” jashtë Shqipërisë: Na zhvishte lakuriq mua dhe motrën e vogël

Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë rrëfimin tronditës të një vajze 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj.     17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babit monstër, por për të shpëtuar motrën dhe vëllain e saj që jetojnë ende në atë familje. Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë.       Vajza thotë se sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të z...