I nguli thikën nënës së tij në qafë dhe bark, djali nga Patosi u arratis pas krimit
Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit.
Shtetasi Klaudio Çobaj pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj.
Mësohet se gruaja e plagosur me thikë nga djali ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët.
E lënduara ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po punon për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Pasi plagosi me thikë nënën e tij, djali u arratis nga vendi i ngjarjes.








