Albania

Sa të paskan dashur e admiruar mor burrë i dheut”, Rama kujton bisedat me Nanon: Ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Mos vdeksh kurrë Fatos! (Fjala e plotë)
Albania

Sa të paskan dashur e admiruar mor burrë i dheut”, Rama kujton bisedat me Nanon: Ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Mos vdeksh kurrë Fatos! (Fjala e plotë)

  Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë e të ndjerë, në nderim të themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano: “I thonë një fjale, “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë t...
Nga prangat te dheu – dita kur socialistët panë pasqyrën e fatit të vet”-Çkemi News
Albania, Ckemi

Nga prangat te dheu – dita kur socialistët panë pasqyrën e fatit të vet”-Çkemi News

  Ka ditë që historia nuk i shkruan me laps, por me çekan. Sot ishte njëra prej tyre për socialistët shqiptarë. Në mëngjes, Erion Veliaj hyri në Gjykatë, me pranga në duar dhe me shikimin që kërkonte ndoshta një dritë në fund të tunelit. Ironia? Ai që ngriti “sheshe, kulla dhe parqe”, sot mezi gjeti vend të ulej në sallën e drejtësisë. Pak orë më vonë, Belinda Balluku u fut në SPAK me buzëqeshjen karakteristike — atë që s’e humb as kur sheh faturat e energjisë — por doli e pandehur, me akuza që rëndojnë më shumë se transformatorët e OSHEE-së. Dhe kur mendoje se më shumë s’mund të ndodhte, erdhi lajmi që preku edhe më të ftohtin e shpirtrave: Fatos Nano, themeluesi i Partisë Socialiste, u nda nga jeta. Si për t’u kujtuar të gjithëve — nga ata me pranga, te ata me akuza...
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, liderë nga rajoni dhe opozita i bashkohen homazheve
Albania

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, liderë nga rajoni dhe opozita i bashkohen homazheve

  Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano. Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zë...
Belinda Balluku nën hetim, SPAK reagon me deklaratë “BOMBË”, Balluku është …
Albania

Belinda Balluku nën hetim, SPAK reagon me deklaratë “BOMBË”, Balluku është …

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tashmë është zyrtarisht e pandehur. Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum–Himarë, në autostradën Vlorë–Sarandë. Sipas SPAK, tenderi në fjalë është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të tij, është rihapur më 22 qershor 2021 me fond limit prej mbi 18 miliardë lekësh, pa...
Largimi i tij, fundi i një epoke për PS”/ Fatos Nano iku me pengun që nuk u bë President? Majko: Kur fluturon shumë lart, e ke vështirë të mësohesh me…
Albania

Largimi i tij, fundi i një epoke për PS”/ Fatos Nano iku me pengun që nuk u bë President? Majko: Kur fluturon shumë lart, e ke vështirë të mësohesh me…

  Nesër është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nanon. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Pandeli Majko, pasardhës i Fatos Nanos, risjell aktivitetin politik e njerëzor të liderit historik të partisë së tij. Majko jep këtë përkufizim për njeriun që modernizoi PS dhe ia la stafetën Edi Ramës për ta ndryshuar partinë dhe fituar zgjedhjet. “Kontrovers, ironik, i mençur, ose siç i thoja unë ndonjëherë me shaka gojën e Thanasit, të të atit, por zemrën e Maries”. Pjesë nga intervista e gazetarit Muhamed Veliu: Sa ndikoi stili i tij liberal dhe ironik në formimin e një kulture të re po...
Lajmi fundit: rezultate befasuese për Tiranën
Albania

Lajmi fundit: rezultate befasuese për Tiranën

Sipas një ankete të zhvilluar nga 5 deri më 20 tetor, me metodologjinë “një IP – një votë”, rezulton se kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florian Binaj – i mbështetur nga opozita e bashkuar – kryeson garën me 47.44% të votave. Në vend të dytë renditet kandidatja e mbeshtetur nga Partia Socialiste Ogerta Manastirliu me 34.29%, ndërsa Arlind Qori vjen i treti me 18.27%. Bazuar në këto rezultate, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel, Florian Binaj do të shpallej fitues i garës për Tiranën.  Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si kandidatët e përmendur do ta zhvillojnë fushatën e tyre, me qëllim që të bindin elektoratin dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për kandidaturën që përfaqësojnë....
Deklarata që tronditi Tiranën: ‘Belinda Balluku më ofroi shifra të majme për të më mbyllur gojën!’ – gazetari del me dëshmi që ndez hetimet”-Çkemi News
Albania, Ckemi

Deklarata që tronditi Tiranën: ‘Belinda Balluku më ofroi shifra të majme për të më mbyllur gojën!’ – gazetari del me dëshmi që ndez hetimet”-Çkemi News

  Një deklaratë e bujshme ka shpërthyer në skenën mediatike shqiptare. Gazetari Almer Toska, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë, ka tronditur opinionin publik me fjalët: “Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën. Po flasim për vlera sa 1 apo 2 apartamente.” Deklarata është dhënë në një intervistë televizive dhe më pas është shpërndarë nga disa portale të njohura, përfshirë BalkanWeb, SOT News dhe ValaNews. Në to, Toska shpjegon se oferta nuk erdhi drejtpërdrejt nga vetë ministrja, por nga persona që ai i identifikon si “njerëz të saj të afërt”.  Çfarë dihet me siguri Burimi i deklaratës është vetë gazetari Almer Toska, i cili e ka bërë publikisht në media më 29 tetor 2025. Shprehja “1 apo 2 apartamente” është përdorur ng...
Delvina ka më shumë histori se gjithë reformat tuaja bashkë!-Çkemi News
Albania, Ckemi

Delvina ka më shumë histori se gjithë reformat tuaja bashkë!-Çkemi News

  Në një cep të jugut, mes gurrash e kujtimesh, qëndron Delvina — qyteti që ka parë më shumë perandori, figura e ngjarje historike sesa shumica e reformave që bëhen e zhbëhen në Tiranë çdo katër vjet. E ndërsa pushtetarët shfaqen aty për ndonjë inaugurim, foto apo premtim të radhës, Delvina rri e qesh — si një zonjë e mençur që ka parë gjithçka dhe s’ka nevojë për fjalë të mëdha. Delvina s’ka nevojë për “strategji zhvillimi”, sepse ajo është vetë histori, kulturë e karakter. Ka nxjerrë mendje, burrni dhe gra të forta — jo dosje e tendera. E sot, kur shohim politikanë që s’kanë jetuar as sa një kalldrëm i Delvinës, të flasin për “transformime epokale”, ironia bëhet vetë realitet. Mbase është koha që ata që s’kanë histori, të mësojnë nga qytetet që s’e harrojnë të...