
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tashmë është zyrtarisht e pandehur.
Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum–Himarë, në autostradën Vlorë–Sarandë.
Sipas SPAK, tenderi në fjalë është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të tij, është rihapur më 22 qershor 2021 me fond limit prej mbi 18 miliardë lekësh, pa TVSH.
SPAK njofton akuzën për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal
