Çfarë janë ushtrimet për trurin që reduktojnë stresin dhe rrisin fokusin
Neuroshkencëtarët dhe psikologët thonë se ne mund të rrisim kapacitetin e mendjes sonë me ushtrime të thjeshta. Sipas ekspertëve, ushtrime Mindfulness të cilat na lejojnë të çlirohemi nga konfuzioni i mendimeve në mendjet tona dhe të fokusohemi në momentin e tanishëm, rrisin vëmendjen, lehtësojnë dhimbjen dhe reduktojnë stresin.
Truri ynë ka një aftësi të madhe për t’u përshtatur, për të mësuar dhe për t’u rritur, sepse ata janë plastikë në natyrë, domethënë të ndryshueshëm. Kjo ndryshueshmëri quhet neuroplasticitet në botën shkencore. Kjo nënkupton aftësinë e trurit për t’u përshtatur dhe evoluar me kalimin e kohës në aspektin e strukturës dhe funksionit, citon artikulli.
Neuroplasticiteti dikur mendohej se kufizohej tek të rinjtë, por tani e dimë se kur mësohet diçk...








