Koka nxjerr video që pretendon për ‘tren bullgar’ nga PS, por nuk shfaqet asgjë, Lela: Ka sjellë variantin e shkurtër, por…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Në studion e Top Story gazetari Bledian Koka ka publikuar një video ku pretendon se është dokumentuar ‘treni bullgar’ nga PS.

Ndërsa video transmetohej, në të shfaqej një djalë i ri që vulos një fletë dhe më pas e hedh në kosh, por Koka pretendon se kjo fletë është nxjerrë jashtë dhe më pas i është dhënë votuesit gati, dhe ai pasi është futur në qendër ka hedhur në kuti këtë fletë, dhe ka nxjerrë jashtë fletën bosh që ka marrë nga komisionerët.

Lexo dhe...  Rizgjohet zgjebja! Mjekja: Është e çuditshme…! Adoleshentët më të prekur, shkak bëhen marrëdhëniet seksuale e dhënia e dorës

Ndërsa panelistët i thanë se në këto pamje nuk shfaqet momenti kur fleta nxirret jashtë, Koka tha se ka ngatërruar video dhe ka sjellë variantin e shkurtër, dhe jo atë me 3 minuta e 20 sekonda. Këtë e ka pohuar edhe Alfred Lela.

(Vizituar 26 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share