Tag: petro marko

Sa bëhet limoni në Peshkopi, aq bëhet komunizmi në Shqipëri” – Petro Marko
Histori

Sa bëhet limoni në Peshkopi, aq bëhet komunizmi në Shqipëri” – Petro Marko

  Ideja ishte e Asimit dhe e Demirit. “Të botojmë një revistë”. Këtë ide e pranuan edhe shumë shokë të tjerë, sidomos Skënder Rusi, Zef Mala, Vasil Shanto, Vasil Kushi, Reshat Këlliçi, të cilët më vonë u bënë edhe si kolegjium i redaksisë. Të tjerët, që pretendojnë të kenë qenë në këtë nismë dhe në këtë kolegjium (këtu nuk po përmend emra), as që e dinin se ku qe redaksia e “ABC”-së dhe as që i pamë ndonjëherë. E vërteta është se unë u kërkova të gjithëve bashkëpunim, por thirrjes sonë iu përgjigjën menjëherë vetëm Dhimitër Shuteriqi dhe Shevqet Musaraj. Të tjerët nuk na dërguan asnjë shkrim për numrin e parë. Kryeartikulli u shkrua nga të gjithë (Asim Vokshi, Vasil Shanto, Reshat Këlliçi, Vasil Kushi, Skënder Rusi), por më në fund u vendos që ta kopjonte në gjuhën e mesme Reshat...