
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, në Brazil ,pasi një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë në rrethana tragjike, pasi dyshohet se ishte lënë vetëm në banesë nga nëna e tij.
Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M.K., e cila dyshohet se ka lënë të voglin, me inicialet A.K., vetëm në shtëpi, ndërsa ishte larguar për të kaluar kohë me partnerin e saj.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se fëmija i vogël është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se mungesa e kujdesit dhe braktisja për disa orë mund të kenë sjellë pasojat fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa nëna është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur indinjatë dhe dhimbje për fatin tragjik të të miturit.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje zyrtare mbi këtë rast të rëndë.
Përktheu Çkemi News
(Vizituar 83 here, 1 vizita sot)
