Tag: Diaspora

Nuk mund të kthehemi për patriotizëm. Shqiptari nga Italia: Çfarë më tremb në Shqipëri!
Albania

Nuk mund të kthehemi për patriotizëm. Shqiptari nga Italia: Çfarë më tremb në Shqipëri!

  Ardian Xhakolli është një sipërmarrës dhe inxhinier i njohur në Itali. Ai kandidon në zgjedhjet për këshilltar bashkiak që do të mbahen më 8-9 qershor. Zoti Xhakolli erdhi sot në rubrikën “Zgjedhja ime”, në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të folur për jetën e tij, kandidaturën por edhe dilemën për t’u kthyer në Shqipëri. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Milano, zoti Xhakolli tha se është e vërtetë se shumë shqiptarë në Itali e mendojnë kthimin, por dilemat nuk janë të pakta. “Pas atij takimi plot adrenalinë, vjen një diagramë e sheshtë që kërkon logjikë dhe përgjigje konkrete për pyetjen kryesore: Çfarë na pret në Shqipëri!”, thotë Xhakolli. Në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga zoti Xhakolli thotë se shqiptarët nuk do të kthehen për patriotizëm. ...