Tag: sociale

Shembet “Kafja e Madhe”, godina simbol e qytetit të Shkodrës. Ruhet fasada (FOTO
Ckemi

Shembet “Kafja e Madhe”, godina simbol e qytetit të Shkodrës. Ruhet fasada (FOTO

Kafja e madhe” në qytetin e Shkodrës, një godinë historike është shembur, ndërsa fasada është ruajtur. Gazetarja Anisa Ymeri ka bërë publike fotografitë ku duket se si është rrënuar godina dhe vendi është rrethuar. Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”, por përveç vendosjes së një pllake, nuk bëri asgjë që të mund të ndalte degradimin e godinës simbol. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”.         Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. Por gjithnjë, prej përmasave që për kohën nuk mund të imagjinoheshin, për të gjithë ruajti emrin Kafja e Madhe....
Të vdesësh nga puna e tepërt”/ Shqiptarët janë të krye në Ballkan për orët e punës në një javë
Aktualitet

Të vdesësh nga puna e tepërt”/ Shqiptarët janë të krye në Ballkan për orët e punës në një javë

Një studim i kryer gati në gjithë globin nga Inspektoriati Ndërkombëtar i punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur se orët e tejzgjatura në punë dëmtojnë shëndetin, veçanërisht trurin dhe zemrën. Sipas hartës globale të vdekjeve nga puna e tepërt, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë. Të dhënat e studimit tregojnë se, Shqipëria ka 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta evropiane. Sipas të dhënave të INSTAT-it në Shqipëri punohet mbi 43 orë në javë, kohë më e gjatë se në vendet e tjera evropiane, që punojnë 30-35 orë në javë. Në Administratë Publike punohet më pak, ose më saktë respektohet më shumë Kodi Punës. Ndërsa sektori ku punohet më shumë me orë të tejzgjatura, që kthehen më pas në dëm për shëndetin është...
Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital
Bota

Rënia e teleferikut në Itali/ Shkon në 14 numri i viktimave, ndërron jetë një nga fëmijët që u shtruan në spital

Ka shkuar në 14 numri i viktimave, nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë. Mediet fqinje shkruajnë se nga nga fëmijët që ishte transportuar në gjendje të rëndë në spital ka ndërruar jetë. Viktima është një i mitur 9 vjeç, ndërsa një 5-vjeçar është ende i shtruar në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën.       “Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, por pas disa orësh duke provuar gjithçka nuk mundëm t’ia dilnim dot”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit, i informuar nga mjekët që ndoqën trajtimin e të miturit.
Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij
Albania

Fermeri shpikës, përdor energjinë diellore për të vaditur fasulet në tokën e tij

Qerim Elezi nga fshati Hardhi i Belshit thotë se fatura e energjisë elektrike është kosto tepër e lartë për fermerin shqiptar. Për të mos paguar këtë faturë që rëndon tek xhepi i fermeri Qerimi mbi makinë e tij ka vendosur dy panele nga të cilat energjinë e tyre e shfrytëzon për të vaditur fasulet. “Ne fermerët shqiptar e paguajmë energjinë elektrike si biznes që është kosto shumë e madhe. Atëherë mua këtu me lindi idea për të futur panelet e diellit që të shfrytëzoj energjinë e tyre për vaditje. Kështu ul koston. Sa para mund të kursesh ti më këtë gjetje? Unë mendoj të kursej deri në 2 milion lekë në vit. Tani momentalisht po përdor makinë por po punoj të përdor një rimorkio fikse që të vendos panelet, bateritë dhe të bëj një sistem më të rregullt.”     &nb...
Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s
Bota

Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s

Ë Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën. Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.       “Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë r...
​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës
Bota

​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës

Ka gjëra që duhet t’i shmangni për t’i diskutuar në vendet punës, sepse kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi kolegët tuaj mendojnë për ju dhe aftësinë tuaj për të bërë punën, pavarësisht se çfarë temash po bëhen. Bezdia që krijohet në vendet e punës për shkak të këtyre bisedave mund të ndikojë në funksionimin e punës, madje edhe në mënyrën sesi punëdhënësi duhet që ta trajtojë atë çështje dhe askush nuk dëshiron që të jetë shkaktari i gjendjeve të pakëndshme. Feja Feja është diçka që diskutohet kudo e po ashtu diçka e cila i preokupon njerëzit gjatë gjithë kohës. Por në vendet e punës kjo temë duhet të “preket” lehtë. Besimi i dikujt është një gjë personale, e ka shumë njerëz të cilët janë të ndjeshëm në lidhje me të. Kjo nuk do të thotë që ta fshehni besimin tuaj, sepse të...
Zbulimi tronditës i OBSH-së: Puna me orare të zgjatura vret 745 mijë njerëz çdo vit
Bota

Zbulimi tronditës i OBSH-së: Puna me orare të zgjatura vret 745 mijë njerëz çdo vit

Orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745.000 njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë. Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.       Puna mbi 55 orë në javë, shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune që varion nga 35 në 40 orë. Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu ...
Studimi/ Përdorimi i ekraneve me prekje mund të shkaktojë probleme me gjumin tek të vegjëlit
Aktualitet

Studimi/ Përdorimi i ekraneve me prekje mund të shkaktojë probleme me gjumin tek të vegjëlit

Nëse fëmija juaj ka probleme me gjumin, kjo mund të jetë për shkak të përdorimit të ekraneve me prekje. Sipas një studimi të ri, sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisje me prekje, aq më shumë ka të ngjarë të kenë probleme me gjumin.       Studiuesit nga Birkbeck dhe King’s College në Londër anketuan më shumë se 700 prindër në lidhje me përdorimin e përditshëm të ekraneve me prekje dhe mënyrën e gjumit. Ata zbuluan se të vegjlit që kaluan më shumë kohë duke përdorur ekranin me prekje flinin më pak natën.       Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin njohës, veçanërisht gjatë viteve të para të jetës. Akoma, 75 përqind e fëmijëve të vegjël (midis 6 muajsh dhe 3 vjeç) përdornin ekranin me prekje çdo ditë dhe për çdo orë shtesë të për...