Tag: Shqiperia Voton

Fushata në Malin e Zi/ “Forumi shqiptar” kërkon votat në Plavë dhe Guci
Albania

Fushata në Malin e Zi/ “Forumi shqiptar” kërkon votat në Plavë dhe Guci

“Forumi Shqiptar” dhe drejtuesi Nik Gjeloshaj, kanë zhvilluar takimin e radhës elektoral në komunën shqiptare të Plavës e Gucisë. Gjeloshaj u kujtoi banorëve, se vitin e kaluar koalicioni “Forumi Shqiptar” u bë pjesë e qeverisë duke marrë drejtorinë e Investimeve Kapitale, dhe brenda kësaj periudhe, për herë të parë në historinë e shtetit malazez, janë investuar 20 milionë euro në trevat ku ka shqiptarë. Në periudhën nga gushti i vitit 2022 e deri më sot janë nënshkruar gjithsej 34 kontrata në vlerë prej 20.040.164,11 € për komunat e Plavës, Gucisë, Ulqinit dhe Tuzit, ndër të cilat për komunën e Gucisë janë nënshkruar 9 kontrata në vlerë prej 2.255.974,47 €, për komunën e Plavës 17 kontrata në vlerë prej 5.256.290,66 €, për komunën e Ulqinit 4 kontrata në vler...
Përfundon numërimi për anëtarët e këshillit në Patos! Kryeson PS me 16 mandate, 3 “Bashkë Fitojmë dhe 2 PDIU
Albania

Përfundon numërimi për anëtarët e këshillit në Patos! Kryeson PS me 16 mandate, 3 “Bashkë Fitojmë dhe 2 PDIU

Përfundon numërimi për anëtarët e këshillit në Patos! Kryeson PS me 16 mandate, 3 “Bashkë Fitojmë dhe 2 PDIU Përfundon numërimi i votave për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të Bashkisë Patos. Pas numërimit të votave të 48 qendrave te votimit ka rezultuar se Partia Socialiste ka fituar 16 mandate, 3 mandate ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe 2 mandate PDIU.  
Zgjedhjet lokale/ Partia Demokratike zgjedh kandidatët, kush janë fituesit! PL-ja “merr” katër bashki
Albania

Zgjedhjet lokale/ Partia Demokratike zgjedh kandidatët, kush janë fituesit! PL-ja “merr” katër bashki

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Sali Berishës për zgjedhjet lokale të 2023. Procesi i votimit ka mbaruar rreth orës 18:00 pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë në disa qytete është përfunduar edhe procesi i numërimit. Kandidatët e fituar deri më tani nuk janë një surprizë për këto zgjedhje. Nga 56 bashki në të cilat u votua në total, kandidatët e Partisë së Lirisë kanë fituar të drejtën për të konkurruar në zgjedhjet lokale në Kuçovë me Lefter Maliqin, Prrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin. Gara e fortë pritet të jetë në bashkinë e Tiranës ku janë shtatë kandidatë, por më e nxehtë gara pritet të jetë mes Këlliçit, Alimehmetit dhe Toptanit. Në bashkinë e...
Parregullsitë e primareve/ Procese pa garë në PD dhe tërheqje kandidatësh
Albania

Parregullsitë e primareve/ Procese pa garë në PD dhe tërheqje kandidatësh

O “Nuk është më vota e kryetarit, por e anëtarit”, që duhet të ishte dhe kuptimi i primareve në Partinë Demokratike, rezulton të mos jetë kështu për të gjithë kandidatët që garojnë për zgjedhjet lokale, të cilët deklarojnë se fituesit janë paracaktuar. Parregullsitë e procesit u denoncuan nga disa kandidatë të cilët në shenjë proteste u tërhoqën duke i cilësuar këto zgjedhje si të padrejta dhe të pabarabarta. Në 9 bashki gara mungoi për shkak se në fletën e votimit ka një kandidat, jo vetëm se nuk kishte rival përballë por edhe për shkak të tërheqjeve në minutën e fundit. Përveç largimeve nga gara sot pas nisjes së procesit të votimit në  4 bashki ishin vendosur që në fillim vetëm një kandidat, në Shkodër Bardh Spahia, në Elbasan Luciano Boci, në Kukës Admir Sinamati d...
Video virale/ Pushteti vjedh edhe nga votimi elektronik
Albania

Video virale/ Pushteti vjedh edhe nga votimi elektronik

Nuk kanë të sosur skandalet e këtij procesi zgjedhor. Ky është një tregues i manipulimit në shkallë industriale.         Një video virale tregon se manipulimi ka ndodhur edhe në njësinë ku u krye votimi elektronik.     “Këta të vjedhin edhe nga votimi elektronik,” shkruan aktivisti Genc Sejko teksa poston VIDEON.
Mbyllja e procesit të votimit/ 32-vjeçari plagos me thikë policin në Fushë Arrëz
Ckemi

Mbyllja e procesit të votimit/ 32-vjeçari plagos me thikë policin në Fushë Arrëz

  Një incident ka ndodhur në Fushë Arrëz në përfundim të procesit të votimit. Një punonjës policie është plagosur me thikë nga një 32-vjecar, i cili është arratisur. Aktualisht po punohet për kapjen e tij ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e incidentit. “Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.       Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drej...