Tag: sociale

Lindje-Perëndim/ Qeliza të rralla, nitrogjen i lëngshëm-si po bëhen të pavdekshëm miliarderët!
Bota

Lindje-Perëndim/ Qeliza të rralla, nitrogjen i lëngshëm-si po bëhen të pavdekshëm miliarderët!

Në moshën 53 vjeçare, Jeff Bezos duket i ri për vitet që ka. Ishte plot energji kur mbërriti në konferencën e teknologjisë së Sun Valley. Miliarderi kishte veshur një bluzë të ngushtë, me qëllimin padyshim të nxirrte në pah krahët muskulozë që po i pëlcisnin. Për Bezosin megjithatë, nuk mjafton që vetëm të duket i ri: ai kërkon të qëndrojë i ri përgjithmonë.       Dhe të pasurit e botës, mund t`ia arrijnë kësaj vërtet. Ata madje kërkojnë më shumë, kërkojnë të jetojnë përgjithmonë. Por çfarë zbuluan? Si mund të bëhen të pasurit të pavdekshëm?
Ndahet nga jeta nxënësja e dalluar 11 vjeçare nga Strofci i Vushtrrisë
Kosove

Ndahet nga jeta nxënësja e dalluar 11 vjeçare nga Strofci i Vushtrrisë

Pak ditë para se të filloi viti i ri shkollor 2021-2022 një lajm i hidhur ka përfshirë mbarë arsimin e Vushtrrisë, ku pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 11 vjeçare Suela Duraku, nxënëse e dalluar e shkollës “Liria” të Strofcit në Komunën e Vushtrrisë “Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj dhe nxënëses sonë të dalluar, Suela Duraku. Andaj, më lejoni që në emër të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.Suela ishte nxënëse e dalluar me një edukatë të pashoq, e respektuar, fjalëpak dhe e dashur për të gjithë” , thuhet ndër të tjera në njoftimin e drejtorisë së shkollës, raporton VushtrriaPress.  ...
Foshnjat mësojnë që kur janë në barkun e nënës! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit
Bota

Foshnjat mësojnë që kur janë në barkun e nënës! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Disa studime të kryera kohët e fundit kanë treguar se foshnjat nisin të mësojnë që në barkun e nënës së tyre. Edhe pse nuk kemi kujtesë për disa faza të hershme të ekzistencës sonë, e vërteta është se mësimi që marrim në barkun e nënës krijon ndjesi që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës.   “Bright Side” tregon se si prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjëra të ndryshme që në kohën kur janë në barkun e nënës. Të mësuarit para lindjes Zhvillimi i foshnjës është biologjik, por edhe biopsikik dhe edukativ, dhe varet nga kontakti dhe komunikimet me apo pa vetëdije që prindërit bëjnë me fëmijët e tyre që kur janë në barkun e nënës. Çfarë mund të mësojë një fëmijë në barkun e nënës Shkencëtarja e mirënjohur dhe e suksesshme, Annie Murphy Paul, pohon se sipas hulumtimeve të ...
A do të hiqen nga puna mësuesit që nuk pranojnë të vaksinohen? Zbulohet plani B i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të testohen çdo javë (40% e arsimtarëve ende të pa vaksinuar)
Albania

A do të hiqen nga puna mësuesit që nuk pranojnë të vaksinohen? Zbulohet plani B i qeverisë: Mund t’i detyrojnë të testohen çdo javë (40% e arsimtarëve ende të pa vaksinuar)

Me vendim të qeverisë Rama, i cili u komunikua në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të gjithë mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri në datën 30 Shtator, datë që përkon pak a shumë dhe me nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor (27 Shtator).         Pavarësisht se pjesa më e madhe e stafeve akademike (60%) tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, në mesin e tyre ka dhe persona që hezitojnë në kryerjen e vaksinave, për të cilët pritet të ketë edhe sanksione deri në pezullim nga puna. Me përfundimin e afatit të vendosur, 30 Shtator, çdo mësues duhet të paraqesë kartën e vaksinimit në mënyrë që të hyjë në klasë, dhe e vetmja mundësi për t’u justifikuar është një raport nga mjeku i familjes që argumenton arsyen e mosvaksnimit. E pyet...
Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO
Albania

Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO

Juregi Muzhaqi , profesionalisht i njohur me nofken PSSAIKOO , eshte nje artist i ri ne tregun muzikor shqipetar! Rryma e cila e karakterizon eshte ajo HIP-HOP! Lindur më 1 Mars 2003 ne qytetin e Elbasanit ku edhe jeton e vepron akoma , muzika e ka shoqeruar gjithmone!       Me 8 Gusht 2021 ai publikoi projektin e tij , titulli i se cilit eshte 'ILEGAL' me tekst te realizuar nga vete artisti. Ndertimin vizual eshte i bere nga GL PRODUCTION dhe producimi i kenges eshte bere nga KED BEATS!
Ky vend ndaloi me ligj provimin me shkrim për nxënësit e klasave të para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës
Ckemi

Ky vend ndaloi me ligj provimin me shkrim për nxënësit e klasave të para dhe të dyta: Dëmtojnë shëndetin mendor e fizik të fëmijës

Kina ka njoftuar ndalimin e provimeve me shkrim për gjashtë dhe shtatë-vjeçarët. Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar presionin e ushtruar nga prindërit në drejtim të vogëlushëve.       Ministria e arsimit, është e mendimit se provimet në moshë të vogël dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve. “Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë problem për shkak të provimeve të tepërta dhe numrit të madh të nxënësve. Klasat e para dhe të dyta të shkollës fillore nuk kanë pse të bëjnë provime. Ndërsa për klasat e tjera, shkollat të bëjnë provime vetëm në fundet e semestrit”, shkruan BBC.   Këto masa priten të futen në fuqi menjëherë.
Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë
Albania

Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë

Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërbimeve do të ofrohen nëpërmjet kësaj forme, të rriturit shqiptarë kanë njohuri të dobëta në krahasim me vendet të tjera të Europës.         Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane. Pas nesh vjen Bosnja ku, 24 për qind e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, me pas Kosova me 28 për qind të popullsisë së rritur, Bullgaria me 29% etj.         Në krahun tjetër të grafikut, vjen Islanda me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85 për qind e të ...
Shqiptarët po punojnë më pak në 2021/ Raporti i INSTAT: Vetëm 59% e popullsisë 15-64 vjeç janë të angazhuar me punë
Ckemi

Shqiptarët po punojnë më pak në 2021/ Raporti i INSTAT: Vetëm 59% e popullsisë 15-64 vjeç janë të angazhuar me punë

Nga totali i popullsisë në moshe pune (15-64 vjeç) vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.         Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6 % e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës. Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport të popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye. E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021 treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka shënuar rënie me 2.3 %.   Së dyti oferta në punë ka ardhur në rritje ...