Tag: sociale

Rrugë të bllokuara dhe pa energji/ Athinë, Kryeministri grek: Kompania që mirëmban rrugën do paguajë 2 mijë euro çdo qytetar
Bota

Rrugë të bllokuara dhe pa energji/ Athinë, Kryeministri grek: Kompania që mirëmban rrugën do paguajë 2 mijë euro çdo qytetar

36 orë pasi vala e motit të keq me emrin “Elpida” ka goditur Greqinë jugore, sidomos periferinë e kryeqytetit, forcat e ushtrisë, repartet zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar njerëzit e bllokuar në makinat e tyre për më shumë se 24 orë në të ashtuquajturën Atiki Odos, unaza kryesore e Athinës, në mes të borës e të ftohtit. Më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar deri tani, disa duke braktisur makinat e tyre në këmbë, ndërsa rreth 1,200 mjete janë ende të bllokuara në këtë rrugë. Christos Stylianidhis ministri i mbrojtjes civile: “Mbrëmë ka qenë një natë tepër e vështirë, jemi përballur me situata të paprecedentë dhe dua të shpreh edhe një herë apologjine e shtetit për barrën me të cilën u përballën qytetarët tanë.” Kryeministri grek ka ...
Kërkonte para, pinte edhe drogë”/ Gruaja rrëfen dhunën e ushtruar nga bashkëshorti: Vjehrra i jepte lekët e pensionit, më thoshte duroje dhe 5 minuta se janë nervat e tij
Albania

Kërkonte para, pinte edhe drogë”/ Gruaja rrëfen dhunën e ushtruar nga bashkëshorti: Vjehrra i jepte lekët e pensionit, më thoshte duroje dhe 5 minuta se janë nervat e tij

Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës. Por pikërisht, teksa ai ishte duke i kërkuar para të ëmës dhe po i bërtiste, ka ndërhyrë e shoqja, e cila e nevrikosur nga sjellja e burrit i ka kërkuar atij mos ta prekë të moshuarën. “Në një moment, ai erdhi përballë meje, i thashë largohu dhe po i përsërisja mos i bërtit vjehrrës sime, pra nënës së tij. Por ai u tjetërsua dhe veç po na qëllonte të dyjave”, thotë L.P., e dëshpëruar pas një viti dhunë. Gruaja, sipas policisë numër 5, e cila citon detaje nga dosja për Gazetasi.al, përmend në denoncim, se durimi i saj mori fund kur pa që i shoqi po bëhej agresiv edhe me të ëmën e tij. Çifti ka tre fëmijë, sipas burimeve të policisë dhe më i ma...
Emigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë
Albania

Emigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se, nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë. “Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit”, thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vend...
Durrës/ Makina përplas të miturin, largohet nga vendngjarja
Albania

Durrës/ Makina përplas të miturin, largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 11, në Durrës. Policia njofton se një makinë ka aksidentuar një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja. I mituri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.       Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët
Albania

Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54-vjeçar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët se do t’i vriste, ose do t’i mbyste. Rasti i 8-vjeçarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik. 54-vjeçari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës. Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja të çrregullimeve të shëndetit mendor. Gazetari: Fëmijët nuk luajnë fare këtu? Banorja: Po kemi frikë se çfarë do të ndodhë, mos dil përjashta i them unë fëmijës se kam frikë se të del e të vret. Fëmija: Ne kur dalim aty na bërtet, thotë fjalë të pista e na shan. Na kërcënon du...
I kërkoi menaxheres pushim për të vizituar në spital motrën që po vdiste, mbeti e tmerruar nga përgjigja e saj
Bota

I kërkoi menaxheres pushim për të vizituar në spital motrën që po vdiste, mbeti e tmerruar nga përgjigja e saj

Një grua mbeti e tmerruar nga përgjigia e menaxheres së saj, kur i kërkoi leje në punë pasi duhet të vizitonte motrën e saj që po vdiste në spital. Sipas mediave të huaja, Hillary Zinks, e cila punon si grimiere, kishte pasur një telefonatë makthi muajin e kaluar ku ishte njoftuar se motra e saj ishte shtruar në spital. Kështu, gjatë rrugës për në spitalin në Las Vegas, ajo thirri punëdhënësit e saj për t’i njoftuar ata për situatën urgjente. Gruaja kryente edhe një punë tjetër si kamariere në një restorant lokal,  por mori reagime të ndryshme nga shefat kur ajo kërkoi pushim. Hillary tha në një video tashmë virale të TikTok se shefi i industrisë së saj të filmit ishte shumë i kuptueshëm. Megjithatë, përgjigja ishte krejt e kundërt kur ajo e njoftoi shefen e restoranti...
Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët
Bota

Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët

Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët dhe prindërit e tyre.   BBC shkruan se këto ndryshime do jenë një ndihmë për prindërit, të cilët do të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre për aktivitetin e tyre në këtë rrjet social. Prindërit do të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe t’u vendosin atyre kufij kohorë, ndërsa adoleshentët do të njoftohet që duhet të bëjnë pushim, kur qëndrojnë për orë të gjata në Instagram.     Instagram ka qenë nën presion në rritje për përdorimin e platformës nga adoleshentët muajt e fundit, ndaj ka vendosur që të bëjë këto ndryshime. Ndryshimet vijnë në një kohë kur shefi i këtij rrjeti social, Adam Mosseri do të paraqitet para senatorëve amerikan...
Eksluzive: Hungarezët blejnë Albtelekom. Kërkojnë edhe One
Albania

Eksluzive: Hungarezët blejnë Albtelekom. Kërkojnë edhe One

Marrëdhëniet e mira midis Kryeministrit Rama dhe atij të Turqisë, Taip Erdogan, u shoqëruan edhe më rritjen e pranisë ekonomike të Turqisë në vendin tonë. Shumë kompani turke kanë blerë asete të rëndësisë së veçantë në ekonominë e vendit. Lëvizjeve në ekonomi I kanë paraprirë vizitat e ndërsjella të delegacioneve qeveritare dhe diplomatike nga Tirana në Ankara dhe anasjelltas prej kohës.         Në qershor të këtij viti kryeministri Rama viziton Budapestin ku pritet nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i njohur për qëndrimet e tij radikale karshi Xhorxh Soros, kumbarin politik të Ramës. Aty u mor premtimi që Hungaria do e mbështeste rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anë...